Autogenocidi që po na shpërbën – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Autogenocidi që po na shpërbën

08:59 | 26/02/2016
në Shqiperi
0

Nga Luljeta Progni

Më shumë se një e treta e shqiptarëve sot jetojnë dhe punojnë jashtë Shqipërisë, ndërkohë që numri i shqiptarëve të aftë për punë është më i madh në emigracion se sa në Shqipëri sipas IOM (International Organization for Migration).

Shqipëria ka arritur një rekord të ri, duke shënuar numrin më të lartë të shtetasve të saj që jetojnë jashtë kufijve. Sipas organizatave që përpilojnë të dhëna të hollësishme për emigracionin, më shumë se një e treta e shqiptarëve sot (madje disa të dhëna e saktësojnë 1.400.000 shqiptarë) jetojnë dhe punojnë jashtë Shqipërisë, ndërkohë që numri i shqiptarëve të aftë për punë jashtë kufijve e ka kaluar atë të shqiptarëve që mund të punojnë në Shqipëri.

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

emigrande

Sot për sot Shqipëria është vendi i parë në Evropë, me numrin më të madh të shtetasve të saj jashtë kufijve. Ky largim në përmasat e një eksodi biblik, as që mund të krahasohet me largimet masive pas vdekjes së Skëndërbeut, kur një e katërta e popullsisë u shpërngul nga trojet e veta drejt vendeve fqinje si pasojë e hakmarrjes së pushtuesve otomanë. Nuk mund të krahasohet as me periudhën e para Çlirimit deri në vitin 1944, ku llogaritet se rreth 500.000 shqiptarë lanë trojet e tyre për arsye ekonomike dhe fillimit të Luftërave Botërore. Madje nuk mund të llogaritet as me shpërnguljen masive të shqiptarëve të Kosovës nga serbët në vitin 1998, që ishte një nga shfaqjet më të fundit të genocidit në Evropë.

Largimi i kaq shumë shqiptarëve nga trojet e veta për një periudhë 25 vjeçare nuk mund të krahasohet madje me asnjë lloj genocidi. Është një autogenocid me shifra alarmante, që fajëson direkt keqmenaxhimin e vazhdueshëm nga elita politike për njëçerek shekulli duke i shkaktuar Shqipërisë dëmin më të madh të të gjitha kohërave. Niveli i ulët i ndërgjegjësimit dhe lakmia e pafund për të përfituar gjithçka, e ka shndërruar klasën politike të këtyre 25 viteve në armikun më të madh të shqiptarëve. Shqipëria sot është kthyer në një vend tranzit për shqiptarët, ose akoma më keq në një kamp ku vijnë muxhahedinë dhe ikin shqiptarë.

Në të gjitha raportet dhe statistikat e organizatave që monitorojnë emigracionin, shkaqet janë pothuajse të njëjta: varfëria e skajshme dhe niveli i papranueshëm i respektimit të të drejtave të njeriut, përfshirë pronën dhe dinjitetin.

azilkerkues 2Në këto kushte çdo shqiptar është përpjekur të gjejë një zgjidhje për t’i shpëtuar varfërisë, mungesës së shtetit dhe rregullave të barazisë për të gjithë, në këmbim të heqjes dorë nga prona, të largimit nga të afërmit, të harresës nga gjithçka e kaluar në vendin e tij të lindjes.

Kjo zgjidhje e detyruar e çdo shqiptari, në pamje të parë e drejtë për çdo individ, solli rrjedhimisht një nga dëmet më të mëdha që mund t’i shkaktohet një vendi; tharjen e trurit, ose brain drain, siç e raportojnë ndërkombëtarët. Një sëmundje pothuajse e pakurueshme për çdo popull. Duke marrë vendime individualisht, papritur shqiptarët shohin sot një tablo të zymtë të shoqërisë shqiptare në tërësi. Në trojet e tyre ka rënë ndjeshëm numri i lindjeve, sepse është më vështirë sot të rritësh një fëmijë në Shqipëri, është rritur mosha mesatare duke na renditur pa arsyet e zakonshme tek popujt që po plaken dhe është rritur çmimi i mallrave të konsumit të përditshëm, sepse nuk ka më të rinj që të punojnë për të prodhuar, por të moshuar që importojnë nga vendet fqinje.

Megjithë premtimet e herëpashershme të disa politikanëve për të kthyer shqiptarët në vendin e tyre, gjendja vetëm sa përkeqësohet. Dhe kjo kuptohet pse. Askush nuk kthehet në një vend më të varfër e  më të pasigurtë. E vetmja mënyrë që klasa politike të marrë guximin t’ju kërkojë kthimin në atdhe shqiptarëve është të punojë me ndërgjegje për projektet që zhvillojnë këtë vend dhe të ngrejë një sistem besimi duke hequr dorë nga propaganda.

70 AZILKERKUES KTHEHEN NE SHQIPERI - 70 azilkerkues te kthyher nga Gjermania ne aeroportin "Nene Tereza", ne kuader te aksionit te ndermarre nga institucionet gjermane per kthimin e pershpejtuar ne atdhe te azilkerkuesve shqiptare./r/n/r/n70 ASYLUM SEEKERS GOT BACK FROM GERMANY - 70 asylum-seeker got back from Germany at the airport "Mother Teresa", in the context of action taken by German institutions to accelerate the return of Albanian asylum seekers at homeland.

Ndërsa popujt e tjerë kanë zhvilluar projektet e tyre bazuar në studime për vitin 2050, Shqipëria ende nuk ka asnjë projekt afatshkurtër për politikat që duhet të ndiqen për të ndalur këtë autogenocid, që nëse vazhdon do të vendosë seriozisht në rrezik ekzistencën e kombit. Një vend i lakmuar historikisht për burimet energjitike, ujin, minierat, detin, malet e pyjet nuk është e thjeshtë t’i rezistojë kërkesave gjithnjë e në rritje të ekonomisë globale. Në kohën kur shqiptarët ishin ngulur në trojet e tyre “den baba den”, popujt e tjerë nomadë endeshin nga një krahinë në tjetrën. Ndërsa sot që popujt e tjerë projektojnë të ardhmen e tyre mbi zhvillimin dhe menaxhimin e burimeve, shqiptarët enden nëpër botë.

Vetëm nëse arrijmë t’i administrojmë vetë burimet dhe pasuritë që na jep toka ku kemi lindur ne dhe gjyshërit tanë, mund të arrijmë prosperitetin e dëshiruar dhe të renditemi me popujt e tjerë denjësisht në trajektoren e zhvillimit. Por kjo nuk mund të arrihet me një tru të tharë.

Etiketa: 1.4 milion emigrante shqiptarautogenocidbrain drainEmigracionigenocidIOMnumri i lindjeveshifrat e imigraconit nder vite

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
Policia sekuestron 500 kg kanabis në Kapshticë

Policia sekuestron 500 kg kanabis në Kapshticë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com