Autobusët e Veliajt dështojnë sërish, porcelani ngecet në “Xhamllik”

0
24

Nuk kanë fund incidentet e linjave të autobusëve Bashkia Tiranë. Mëngjesin e sotëm qytetarët janë përballur me një tjetër situatë të pakëndshme. Burime nga 27.al bëjnë me dije se linja porcelan e autobusit ka pësuar defekt dhe ka ngecur në rrugën “Xhanfize Keko” në Xhamllik.

Qytetarët e revoltuar janë përplasur me fatorinon dhe shoferin duke kërkuar t’u kthehen lekët e biletës, por fatorino nuk ka pranuar. Të gjithë u detyruan të zbresin për të vijuar rrugën drejt qendrës më këmbë në përpjekje për të kapur orarin e punës.

Kjo nuk është hera e parë që ata përballen me një situatë të tillë, ku ajo më e frikshmja është aksidenti i autobusit “Go green” që është lënë te lumi lana, hetimet e të cilës vijojnë të ngelen mister.