Austrian Airlines pritet të rifillojë transportin e parave nga Rinasi – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Austrian Airlines pritet të rifillojë transportin e parave nga Rinasi

20:45 | 20/04/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Pas një bllokimi prej rreth dy javësh, Austrian Airlines po rishikon mundësinë e rifillimit të transportit të parave nga Rinasi drejt Vjenës.

Zëdhënësja e Austrian Airlines Tanja Gruber tha në një komunikim telefonik për “Monitor” se po rishikohen masat e sigurisë dhe nëse gjithçka do të jetë e sigurt, atëherë do të rifillojë shërbimi i transportit cash të parave.

Znj. Gruber nuk dha një datë të saktë se kur do të rifillojnë transporti, por burime nga kompanitë shqiptare që bashkëpunojnë për këtë shërbim thanë se pritet të fillojë shpejt.

Read more

Lezhë, babë e bijë humbin jetën në aksident, punonin në kampin e Gjadrit –

Horoskopi, e diela sjell aventura për disa shenja –

Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –

LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

Austrian Airlines e ndërpreu shërbimin e transportimit të parave të bankave nga Shqipëria drejt Austrisë në datën 10 prill, një ditë pas vjedhjes në barkun e avionit të një shume prej rreth 6.5 milionë eurosh, pasi grabitësit arritën të çanin me lehtësi perimetrin e aeroportit të vetëm ndërkombëtar në vend.

Ndalimi i transportit shkaktoi probleme në ditët e para, duke dhënë efekt të menjëhershëm te kursi i këmbimit. Në tre ditë, që kur ndodhi grabitja e parave në barkun e avionit në Rinas, që po nisej drejt Vjenës, euro humbi 1.31 lekë, duke u këmbyer në datën 15 prill me 123.58 lekë, në nivelin më të ulët nga fillimi i janarit. Krahas euros u nënçmuan dhe të gjitha valutat e tjera, si dollari, paundi, fanga zvicerane. Rënia reflektoi pamundësinë e bankave për të transportuar valutën jashtë vendin, çka po i bën ato të kufizohen në transaksionet e këmbimit valutor. Më pas kursi u stabilizua, ndërsa të premten e kaluar (19 prill), valutat iu rikthyen sërish rënies, me euron që humbi 0.31 lekë, duke u këmbyer me 123.83 lekë. Aktorët e tregut pohuan se ndonëse pritet rifillimi i transportimit të parave, sërish tregu mbetet i pasigurt pasi risku  i transportit të parave i mbetet bankave.

Transferimi i parave jashtë vendit është një procedurë normale e bankave, të cilat një pjesë të parave të lira nga depozituesit (euro, dollarë, paund etj.), i vendosin në institucionet financiare jashtë vendit, si formë alternative e investimit. Ky transferim kryhet fizikisht dhe kjo është një marrëdhënie që bankat e zgjidhin me shoqëritë private të sigurisë fizike.

Krahas dërgimit të tepricës së eurove apo dollarëve, (kur nuk kanë mundësi kreditimi apo angazhimi në investime të tjera në Shqipëri për atë monedhë), bankat grumbullojnë edhe cash të një monedhe në treg. Zakonisht në Shqipëri grumbullojnë cash Paund ose Franga Zvicerane.

Bankat i transportojnë paratë dhe për të realizuar pagesat e mëdha për klientët, ku paratë e transfertave u dërgohen bankave korrespondente.

Në pritje të zgjidhjes se si do të kryhet transportimi i parave, bankat nuk ishin të prirura të bëjnë këmbime në euro dhe nëse ky ngërç nuk zgjidhet shpejt,  kjo mund të jetë problem për biznesin që kryen transaksione të mëdha, ndërsa për individët, që këmbejnë shuma të vogla nuk do të ketë probleme.

/Monitor/

Etiketa: "Austrian Airlines"RinasTanja GruberVjenëZëdhënësja e Austrian Airlines

Të Lidhura

Lezhë, babë e bijë humbin jetën në aksident, punonin në kampin e Gjadrit –

Lezhë, babë e bijë humbin jetën në aksident, punonin në kampin e Gjadrit –

nga 27
08:45 | 26/04/2026
0

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar në rrugën dytësore Lezhë–Kakarriq, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka...

Horoskopi, e diela sjell aventura për disa shenja –

Horoskopi, e diela sjell aventura për disa shenja –

nga 27
08:29 | 26/04/2026
0

DASHI Këtë fundjavë do të ndihesh sikur thjesht reagimi nuk është i mjaftueshëm; duhet të zgjedhësh. Dallimi është delikat, por...

Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –

Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –

nga 27
22:25 | 25/04/2026
0

Ditën e mërkurë kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka lënë paraburgimin e Durrësit për një kontroll mjekësor në një spital...

LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

nga 27
21:07 | 25/04/2026
0

Një alarm për bombë ka vënë në lëvizje strukturat e sigurisë në qendrën tregtare “Toptani” në Tiranë, duke shkaktuar evakuimin...

Para
“Burg kush pengon zgjedhjet”, Balliu i kthen përgjigje Ballës

“Burg kush pengon zgjedhjet”, Balliu i kthen përgjigje Ballës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Lezhë, babë e bijë humbin jetën në aksident, punonin në kampin e Gjadrit –

Lezhë, babë e bijë humbin jetën në aksident, punonin në kampin e Gjadrit –

08:45 | 26/04/2026
Horoskopi, e diela sjell aventura për disa shenja –

Horoskopi, e diela sjell aventura për disa shenja –

08:29 | 26/04/2026
Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –

Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –

22:25 | 25/04/2026
LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

21:07 | 25/04/2026
Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

14:46 | 25/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Lezhë, babë e bijë humbin jetën në aksident, punonin në kampin e Gjadrit –
  • Horoskopi, e diela sjell aventura për disa shenja –
  • Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –
  • LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –
  • Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –
  • Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Lezhë, babë e bijë humbin jetën në aksident, punonin në kampin e Gjadrit –
  • Horoskopi, e diela sjell aventura për disa shenja –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com