Kancelari austriak, Sebastian Kurz ka thënë se e mbështet korrigjimin e kufijve të Kosovës nëse kjo do të prodhonte dialogun dhe zgjidhjen e problemeve të pazgjidhura mes Kosovës dhe Serbisë.
“Qëndrimi ynë është i qartë, do të mbështesim gjithcka për të cilën do të merreshin vesh palët, përfshirë edhe korrigjimin e mundshëm trë kufirit, nëse kjo con drejt një zgjidhje gjithëpërfshirëse që con në stabilitet. Qëllimi duhet të jetë që të gjitha cështjet e hapura të zgjidhen me marrëveshje”, ka thënë Kurz.
Kurz ka mbështetur emërimin e Mathew Palmer si të dërguar special për Ballkanin, duke theksuar se ai mund të kontribuojë për gjetjen e zgjidhjes duke shprehur besimin se ai prêt bashkëpunimin e zyrtarit amerikan me BE-në.