Aubrey Herbert, diplomati që dëshmoi kasaphanën greke ndaj parisë çame – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Aubrey Herbert, diplomati që dëshmoi kasaphanën greke ndaj parisë çame

15:36 | 04/11/2016
në Uncategorized
0

Nga Alba Haruni

Kur diplomati dhe avokati britanik Herbert, denonconte masakrat në Çamërinë e vitit 1913 dhe akuzonte Venizellos

Aubrey Herbert, 1880-1923, ishte djali i dytë i një fisniku anglez, me detyrë në shërbimin diplomatik britanik, si dhe për dymbëdhjetë vjet anëtar konservator i Parlamentit anglez. Fill pas vdekjes së parakohshme të tij u shkrua:

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

“Shqipëria e sotme është në masë të madhe, krijim i përpjekjeve të Aubrey Herbert.”

2

Madje, Herbert mund të quhet “miku më i madh i Shqipërisë” në botën politike anglishtfolëse. Prania e një avokati energjik si Aubrey Herbert në jetën politike britanike të asaj kohe, përbënte mbështetje për kombëtarizmin shqiptar, pasi duhet theksuar që Britania e Madhe kishte pak interes të drejtpërdrejtë në Ballkanin Perëndimor. Në Angli ishte bërë ide fikse se virtyti kryesor i popujve lindorë qëndron tek rebelimi. Megjithë persekutimet që i kishin bërë njëri-tjetrit që nga vrasja e deri tek helmimi, ata mbeteshin heronj. Për gratë dhe burrat anglezë që njohën Shqipërinë, apatia me të cilën pranohet e vërteta mizore, është gati e pabesueshme. Publiku i fut në një thes të gjithë popujt e Ballkanit dhe nuk do t’ja dijë cili është viktima apo vrasësi. Shtetet e Ballkanit përfituan nga dobësimi i Perandorisë Osmane dhe rendën të kënaqin epshet e tyre me territoret e Shqipërisë, ndonëse i kishin premtuar miqësi dhe ndihmë mes tyre. Ky copëtim nuk u mirëprit nga fuqitë e Europës, megjithëse dy prej tyre ishin të interesuara, por jo në këtë masë. Për rrjedhojë u krijua shteti shqiptar, kufijtë e të cilit nuk u përcaktuan si duhej, sidoqoftë pa kufinj nuk e lanë. Ndër shumë gjëra të dyshimta, një gjë ishte e sigurtë: Britania e Madhe nuk do merrte pjesë me vetedije në ndonjë pazar, pasojat e të cilit do dërgonin drejt vdekjes një popull. Pretendimet e Herbertit nuk kaluan pa kundërshtime nga shypi i kohës ne Londër:

“The Morning Post”, në 24 tetor, 1913, Londër shkruan:

“Po kështu, zoti Herbert ka deklaruar mëse një herë se grekët në Epir kanë qenë fajtorë për masakra të shëmtuara, ku disa prej viktimave, kanë qenë gra. E ftojmë atë, të na tregojë vendet dhe datat e këtyre të ashtuquaturave masakra. Në kushtet e mohimit absolut që i është bërë vrasjes së pabesë të 72 krerëve të parisë në Epir nga grekët, ftojmë zotin Herbert, i cili na e risolli në vëmendje që të na japë emrat e disa prej viktimave. Në çfarë rrethanash ndodhën masakrat? Cilat trupa greke u përfshinë në këtë veprim misterioz?” (Dr. Burrows dhe Z. Reeves)

Pasi lexoi letën e korrespondetëve të gazetës, Herbert u përgjigj me një artikull botuar më 5 nëntor, 1913 në “ The Morning Post”, ku ndër të tjera ai shkruan:

“ Korrespondetët tuaj deklarojnë se ministri grek në Londër dhe Venizellos e kanë mohuar kategorikisht vrasjen e 72 anëtarëve të parisë shqiptare. Unë nuk kam dijeni për ndonjë rast, ku krimet e shëmtuara në Ballkan, të mos jenë mohuar me indinjatë nga udhëheqësit e kombeve në fjalë… Kur ka qenë e mundur, në disa raste u kam dhënë të drejtë grekëve të dyshojnë lidhur me vërtetësinë e ndonjë pohimi. Duke kërkuar shifra, korrespondentët tuaj i bëjnë një shërbim të keq kombit që mbrojnë. Unë nuk i kam emrat, por do ishte mirë që këta emra t’i nxirrte vetë Venizellosi…”1

Shumë u munduan të mohonin vërtetësinë e pohimeve të Herbertit, duke ndaluar dhe publikimin e tyre dhe duke i quajtur “shpifje qesharake”. Por, Herbert nuk u ndal në gjetjen dhe publikimin e të dhënave duke demaskuar burimet e informacionit filo-helen, sipas të cilave “Epiri është i vetmi qiell i lumturisë dhe e vetmja pre territoriale në Ballkan, ku çdo gjë shkon vaj”.

Herbert ndërkohë deklaron: “Shqiptarët kanë pësuar më shumë dhe kanë bërë më pak se çdo popull. Ata kanë pësuar më së shumti, sepse “çlirimtarët” e Ballkanit kanë marrë trojet më të mira të tyre, spese ata ishin të dobët dhe të dërrmuar.”

E më pas Hebert publikoi emrat e shqiptarë të vrarë në territorin e Çamërisë.

Lista e Aubrey Herbert:

Nikolorica, kaza e Margaritit – Refat Tahiri, Hajri Mezani, Halim Abdurahmani, Halim Jahja, Muho Dauli (Dauti) dhe tre emra të tjerë që nuk dihen me saktësi.

Rizanjë (Margelec ose Margëlliç) – Nustret Bajrami, Murat Tahia, Jusuf Bajrami, Shuaip Eshrefi, Ramadan Ademi

Drames (Margëlliç) – Abedin Ahmeti, Fejzi Nazeri, Dalian Binushi, Duce Malushi, Refat Haxhia, Adem Sherifi, Islam Qemali, Sinan Brahimi, Tahir Hajrullahu, Hysen Latifi, Muho Sherifi, Resul Hyseni, Osman Mustafa

Grikë (Margëlliç)- Nelo Meleqi, Selim Yzeiri

Petruica (Paramithi) – Musa Nazifi

Kariqan (Margëlliç) – Mehmet Elmazi, Maliq Zekeria, Shuaip Mehmeti, Abdul Mustafa

Vratilë (Margëlliç) – Dalip Mehmeti, Veisel Rexhepi, Brahim Myftari

ShënMërizë (Margëlliç) – Sadush Ajdini, Maksut Muharremi, Adem Mehmeti, Kasem Osmani, Abedin Rakipi

Mininë (Paramithi) – Malo Kasemi, Beqir Kasemi, Nush Muho, Agako Nushi, Reshit Hyseni, Mehmet Ademi, Alt Nushi, Veli Murati, Iljaz Ismaili, Brahim Mahmuti, Abedin Rexho, Adem Agoko

Nihor (Paramithi) – Rexhep Kasemi, Mehmet Saliko, Duro Brahimi, Bejas Nure, Nexhip Brahimi, Shaqir Salimi, Nustret Nushi, Hysen Selimi, Iljaz Hajrullahu, Harun Ahmeti, Adem Hajrullahu

Skupicë (Paramithi) – Nuredin Ali Kushe, Rexhep Selimi, Bajram Aliu, Murat Haruni, Tahir Selimi.

Këto shkrime ndihmuan në mprehjen e politikës së grupeve Ballkanike të trysnisë në Londër. Vetë Herbert, u përfshi në mënyrë të palodhur në manovrat politike në Shqipëri.

Aubrey Herbert ishte njeri me humor therrës, perceptues i politikës, gjykues i palëkundur moral, cilësi që e bënë atë udhërrëfyes të përkushtuar dhe dëshmitar të rëndësishëm të një epoke vendimtare në historinë e trojeve shqiptare.

Etiketa: Alba HaruniAubrey HerbertdiplomatiElefteros VenizellosGrikëkasaphanëMargëlliçparia çameRizanjëThe Morning Post

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Shqipëria merr me 9 nëntor rekomandimin pozitiv për hapjen e negociatave me BE-në

KE propozon hapjen e negociatave për integrimin e Shqipërisë në BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

SPAK mbërriti në “kopshtin privat” të Ramës, AKSHI nën akuzë –

SPAK mbërriti në “kopshtin privat” të Ramës, AKSHI nën akuzë –

16:00 | 16/12/2025
Premtuan makina me qira online, morën paratë dhe u zhdukën, Prokuroria Shkodër çon në gjyq 4 persona –

Premtuan makina me qira online, morën paratë dhe u zhdukën, Prokuroria Shkodër çon në gjyq 4 persona –

15:46 | 16/12/2025
Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë –

Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë –

15:44 | 16/12/2025
EMRAT/Begaj shkarkon Komandantin e Forcës Tokësore, emëron pasuesin. Ndryshime edhe te Forcat Detare –

EMRAT/Begaj shkarkon Komandantin e Forcës Tokësore, emëron pasuesin. Ndryshime edhe te Forcat Detare –

15:30 | 16/12/2025
Qeveria do mbajë qëndrim të qartë –

Qeveria do mbajë qëndrim të qartë –

15:22 | 16/12/2025

Më Të Lexuarat

  • SPAK mbërriti në “kopshtin privat” të Ramës, AKSHI nën akuzë –
  • Premtuan makina me qira online, morën paratë dhe u zhdukën, Prokuroria Shkodër çon në gjyq 4 persona –
  • Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë –
  • EMRAT/Begaj shkarkon Komandantin e Forcës Tokësore, emëron pasuesin. Ndryshime edhe te Forcat Detare –
  • Qeveria do mbajë qëndrim të qartë –
  • SPAK i kërkon Kuvendit të autorizojë arrestimin e Belinda Ballukut –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • SPAK mbërriti në “kopshtin privat” të Ramës, AKSHI nën akuzë –
  • Premtuan makina me qira online, morën paratë dhe u zhdukën, Prokuroria Shkodër çon në gjyq 4 persona –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com