Mëngjesin e sotëm një 32 vjeçar shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri në Keratsini në Athinë.
Mësohet se autorët kanë qëlluar viktimën ende të paidentifikuar me 10 plumba brenda makinës nga një automjet tjetër.
Trupi i 32-vjeçarit shqiptar u dërgua në morg për të zbuluar gjurmët të cilat mund të hedhin dritë për vrasjen dhe autorët. Sakaq materialet e gjetura në vendngjarje i kaluan prokurorisë për hetime të mëtejshme.