Kanë dalë detaje të tjera në lidhje me atentatin në Vlorë, ku mbetën të vrarë dy persona dhe një i plagosur. Dyshohet se vrasja ka ndodhur për shkak të pazareve të drogës mes dy grupeve kriminale dhe kjo është pista kryesore ku po hetohet nga autoritetet.
Krimi i rëndë ndodhi në autostradën Fier-Vlorë, pranë mbikalimit të Panajasë, ku autorët kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi drejt makinës ku ndodheshin dy viktimat.
Në atentat kanë marrë pjesë tre persona, një në rolin e shoferit dhe dy të tjerë kanë qëlluar me armë. Si pasojë e breshërisë, dy personat mbetën të vrarë, ndërsa mjeti ka përfunduar në një kanal anës rrugës.
Ndërkohë pranë fshatit Frakull është gjetur një makinë e djegur, që dyshohet se i përket autorëve. Sipas policisë, brenda në automjet janë gjetur edhe tre armë zjarri, me të cilën dyshohet se është kryer krimi.