• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Atentati ndaj konkurencës së ndershme

08:23 | 03/03/2016
në Opinion
0

Sistemi politik, juridik dhe shoqëror që u aplikua në Shqipëri pas rrëzimit të diktaturës, ishte një sistem i importuar nga vendet perëndimore me demokraci të konsoliduar. Metamorfoza e shndërrimit nga një diktaturë e egër në një shoqëri demokratike sigurisht që kërkonte kohë, jo vetëm për përshtatjen e modelit politik shumëpartiak dhe legjislacionit, por edhe për mënyrën e të menduarit dhe ndërveprimin shoqëror. Pas viteve të para, kur dukej se gradualisht disa prej shndërrimeve po ecnin, edhe pse më ngadalë se në vendet e tjera, politika shqiptare kishte mbetur ende në vitin 1990 për mënyrën e funksionimit të partive politike dhe qëllimeve për të shtënë në dorë sa më tepër institucione që duhet të funksiononin të pavarura.

Kjo mënyrë e menaxhimit të partive politike, solli pasoja shkatërruese për funksionimin e gjithë shoqërisë, me anë të politizimit të skajshëm të administratës publike dhe centralizimit të vendimmarrjes vetëm në duart e kryetarit të partisë në pushtet, duke arritur në shkatërrimin e gjithë sistemit të vlerësimit. Edhe drejtorët e teatrove, kopshtit zoologjik, shkollave, terreneve sportive caktoheshin vetëm nga vlerësimi i kryetarit të partisë në pushtet, pa marrë parasysh asnjë formim profesional, karrierën apo cilësi të tjera. Kjo solli shkatërrimin e konkurrencës, që është baza e funksionimit të një shoqërie demokratike dhe funksionimit të tregut të lirë.

Lexo edhe

Tony Blinken po krijon krizë në Kosovë –

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

Në mungesën e konkurrencës, anëtarë të zellshëm të partive u bënë biznesmenë dhe drejtorë. Në shumë raste mënyra e jetesës së individëve, madje dhe e komuniteteve të tëra varej nga firma e këtyre mëkëmbësve të kryetarit, të cilët më pas e shtrinë influencën e tyre në formë piramide deri tek nëndrejtorë, mësues, sekretarë, nëpunës civilë, kontrollorë etj. Në këto kushte qytetarët e kishin pothuajse të pamundur të merrnin edhe një çertifikatë apo vërtetim mjekësor për leje drejtimi, pa kaluar nëpër sportelet këtyre mëkëmbësve, që çuditërisht kishin zëvendësuar ekzaktësisht burokratët e para viteve ’90. Dhe të gjithë jemi dëshmimtarë të korrupsionit të tyre aktiv, që duke e bërë të pamundur çdo shërbim sado të thjeshtë ndaj qytetarëve, këta mëkëmbës fitonin shuma të vogla parash, por të konsiderueshme për të gjithë piramidën e ndërtuar.

Ky sistem korruptiv që sa vinte e forcohej, arriti të mbante peng jo vetëm veprimtaritë e përditshme të qytetarëve, por filloi të shkatërronte konkurrencën në ekonomi, arsim, mjekësi, kulturë, sport dhe pothuajse në të gjitha fushat e tjera. Revanshi nuk ngadalësohej dhe arriti deri aty sa të kërcënonte me largim nga puna, kufizim të shërbimeve apo ndihmës sociale, madje u bë aq i fuqishëm sa të cënonte edhe lirinë e procesit të votimit si institucion, qoftë në votimet e zgjedhjes së kryetarëve brenda partive apo forumeve të tyre, ashtu edhe në zgjedhjet e përgjithshme apo lokale.

Në çdo shoqëri korrupsioni ekziston dhe çdo vend ka specifikat e veta në lidhje me dukurinë e korrupsionit. Në Kinë për shembull korrupsioni më së shumti ekziston nga mosefiçenca e administratës për t’ju afruar qytetarëve shërbime në kohë. Ndërsa në vendet e zhvilluara aktet korruptive lidhen me tendencën për të anashkaluar më shpejt barrierat burokratike. Në çdo vend gjenden individë apo grupe që kërkojnë të ngjiten më shpejt, të gjejnë hapësira ligjore, apo të ndryshojnë situatën në favor të tyre me çdo lloj mjeti, por në shoqërinë shqiptare, korrupsioni ka pasoja të pariparueshme, siç është shkatërrimi i sistemit të vlerësimit dhe konkurencës. Përcjellja e frymës korruptive që nga politikanët deri tek nëpunësit më të rëndomtë të administratës, kanë bërë që edhe në rutinën e përditshme të çdo qytetari të vlerësohet më pak ndërgjegjia dhe më tepër manipulimi në favor personal.

Është fakt, që shumë prej nesh nuk po shohin prej shumë kohësh një garë të ndershme. Gjithmonë dihet kush do ta fitojë festivalin, kush do ta fitojë kampionatin, kush do ta fitojë tenderin… . Për fat të keq mungesa e konkurencës së ndershme ekziston edhe në kopshte e shkolla. Ka prindër që paguajnë ose shfrytëzojnë pozitën e tyre për të ushtruar presion, që fëmija i tyre të fitojë edhe pse nuk luan më mirë, nuk vizaton më mirë, nuk këndon më mirë se të tjerët. Nga ana tjetër ka prindër të dëshpëruar që e kanë të vështirë të gjejnë fjalët inkurajuese për t’i thënë fëmijës së tyre, kur ata humbin e humbin përsëri. Është vështirë t’i thuash fëmijës tënd ushtrohu më tepër, se një ditë do të fitosh, puno më shumë, se një ditë do të shpërblehesh. Edhe fëmijët e kuptojnë se sistemi i vlerësimit është deformuar. Është më e vështirë për ta, nëse nuk kanë prindër që janë pjesë e kësaj piramide të mirëorganizuar, pjesë e këtij sistemi korruptiv.

Etiketa: demokracia ne partite politikeKonkurenca e lireLuljeta Prognipartite politikepushteti ne dore te nje individishkaterrimi i vleravevota e lire

Të Lidhura

Tony Blinken po krijon krizë në Kosovë –

Tony Blinken po krijon krizë në Kosovë –

nga 27
11:42 | 14/06/2023
0

Nga Edward P. Joseph Nëse është që mund ta kuptojë përplasjen e shëmtuar dhe të panevojshme mes Shteteve të Bashkuara...

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

nga 27
17:05 | 09/03/2023
0

Nga Andi Bushati – Zakonisht, në hapësirat e lirisë që mundësojnë demokracitë liberale, njerëzit që janë të detyruar të bëjnë...

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

nga 27
21:01 | 08/03/2023
0

Nga Myslym Murrizi –  E Nderuar Zj Kim! Meqenese sot mora vesh qe ke levizur “ der” me “ der”...

Rrëfimi i një polici

Rrëfimi i një polici

nga 27
21:45 | 07/03/2023
0

Nga Anila Hoxha – Ai është një nga policët më të ndershem që njoh. Për këtë arsye ky person ka...

Para
Elita Shqiptare, detyra dhe përgjegjësija e sajë

Elita Shqiptare, detyra dhe përgjegjësija e sajë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Zyrtare/ Ergys Kaçe me ekip të ri, ja ku do aktivizohet –

Zyrtare/ Ergys Kaçe me ekip të ri, ja ku do aktivizohet –

11:13 | 01/10/2023
Rrjedhja e gazit në një karburant të Tiranës, arrestohen tre persona –

Rrjedhja e gazit në një karburant të Tiranës, arrestohen tre persona –

11:09 | 01/10/2023
Humbi jetën tragjikisht në Greqi, ja mesazhi i fundit i 50-vjeçares shqiptare –

Humbi jetën tragjikisht në Greqi, ja mesazhi i fundit i 50-vjeçares shqiptare –

11:05 | 01/10/2023
Basha vijon turin, e nis ditën me takime në Ndroq –

Basha vijon turin, e nis ditën me takime në Ndroq –

11:03 | 01/10/2023
EMRI/ Doli të mblidhte kërpudha, humb jetën shqiptari në Itali –

EMRI/ Doli të mblidhte kërpudha, humb jetën shqiptari në Itali –

10:31 | 01/10/2023

Më Të Lexuarat

  • Zyrtare/ Ergys Kaçe me ekip të ri, ja ku do aktivizohet –
  • Rrjedhja e gazit në një karburant të Tiranës, arrestohen tre persona –
  • Humbi jetën tragjikisht në Greqi, ja mesazhi i fundit i 50-vjeçares shqiptare –
  • Basha vijon turin, e nis ditën me takime në Ndroq –
  • EMRI/ Doli të mblidhte kërpudha, humb jetën shqiptari në Itali –
  • Bayern habit me transferimin e fundit, rikthen legjendën e mbrojtjes –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Zyrtare/ Ergys Kaçe me ekip të ri, ja ku do aktivizohet –
  • Rrjedhja e gazit në një karburant të Tiranës, arrestohen tre persona –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com