Një person është plagosur me armë në zonës e Kinostudios, ku për pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi me inicialet E. D..
I plagosuri është dërguar në Spitalin e Traumës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga hetimet paraprake mësohet se kemi të bëjmë me një atentat, pasi 2 autorët kanë qëlluar drejt një lokali nga një makinë në lëvizje.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ku po kryen të gjitha hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.