Atdheu osht n’rrezik – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Atdheu osht n’rrezik

14:39 | 22/02/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Raimonda Shundi

“Ishte një shuplakë e fortë për qeverinë” – tha Rama pas protestës së studentëve. Edhe Braçe, sot zëvendëskryeministër, nga shuplaka avancon në grusht deklaratën e Ambasadës Amerikane në lidhje me djegien e mandateve në parlamentin e cunguar shqiptar.

Në gjithë këto vite, shqiptarët tashmë e kanë pikasur se s’ka ambasadë apo institucion që të jetë “pro dhunës”, pavarësisht se neve dhuna na ka katandisur pa personalitet, pa të ardhura, pa të ardhme, pa vendlindje, pa mëmëdhe, pa shkollë apo pa identitet. Dhuna na ka metamorfuar në një qenie kompleksive ku zhvillohen pandjeshmërisht përulja dhe si motrat e shëmtuara të virtytit njerëzor.

Read more

Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë –

PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

Ka përdorur gjuhë fyese –

Fatkeqësisht, tashmë këto janë normaliteti ynë i natyrshëm, duke na bërë pis çdo ditë e më shumë dhe duke u mbllaçitur në llumin ku na kanë hedhur e braktisur modelet tona lideriane. Ekrani si pushteti më i lakmuar i kësaj kategori e përdor median në formatin më vanitoz e për të qenë aty, gati duke na udhëzuar drejt rrugës-humnerë, ku po i çojnë konsumistët e shumtë për të marr porcionin e gënjeshtrës. E natyrshëm lind armata e lumtur e duartrokistëve dhe e lajkatarëve që fashat e syve nuk arrijnë dot t’i dallojnë e jo më t’i heqin.

Kjo armatë shtohet e fuqizohet pasi investimi është për ta dhe vetëm për ata të paktit që i drejtojnë. Por, kur kësaj kategorie i bashkohen dhe grushtet  e fuqishme të ndërkombëtarëve, atëherë “Atdheu osht n’rrezik” . Kjo përkthehet në ujë në mullirin e gabuar. Kjo përkthehet në devijim të së vërtetës në emër të të drejtave të njeriut. Ritjen e ndriçimit të mendjes dhe natyrshëm të rebelimit akut. Atij inati, për të cilin sot çuditemi, kur na shfaqet Parisi në flakë.

Pamë jo një Paris, Madrid, Bukuresht a Athinë, por një Francë simbol tek digjej për disa të drejta të mohuara, pasi nisi për shkakun e rritjes së karburantit, për t’u përshkallëzuar me pakënaqësitë e qytetarëve e sidomos në zonat rurale. Ndërkohë rritje-zbritjet tona nuk lëndojnë askënd; përkundrazi, shtojnë rradhët e fashave symbyllur.

Po jetojmë çdo ditë ankthin e shumë të punësuarve riskuar për t’u hedhur në rrugë, por dëgjojmë e shohim forma spektakolare të vënies në punë të fantazisë njerëzore për t’i shpëtuar katastrofës kolektive. Për t’i shpëtuar heqjes së bukës së përditshme, po hasim përçudnime të frikshme personalitetesh, ku dominon blerja dhe përulja e turpit dhe këta të punësuar na serviren si administrata e zgjedhur. Administratë e modifikuar, ku ti sheh se si halli yt terminifikohet burokratikisht dhe aq; sheh kolegun, mikun, familjarin se si fshihet nga vigjilenca e biseduesit të radhës ndaj shefit, pasi pjesëmarrja në protestën e radhës riskon shumë…

Ku po na degdisin me këto forma mbijetese?! Së fundmi, dëgjuam për funksionarë bashkiakë të larguar. Bashkia si institucion duhet të jetë jo-politik dhe mekanizmat që ajo disponon duhet t’i lëvizë vetëm në shërbim të komunitetit, pa dallime partiake e sidomos përkrahje minoracash apo diskriminimesh. Ndërkohë vendi më diskriminues është pikërisht ai. Juristë dhe energji të shumta janë vënë në dispozicion të monstrës në fjalë, ku në emër të ligjit, dhe Kushtetutës sakaton jetë të brishta qytetarësh.

Termi i dashur i KM, “statistikat janë fakte” ose “shpifje, shpifje”, rrëfejnë për manipulimin e frikshëm duke i “rënë anash” Kushtetutës për të mos e “shkelur” atë me fakte.

Që në momentin që Veliaj mori detyrën e kreut Bashkiak duhej t’i qe kthyer vetëm misionit të përmirësimit të jetës së qytetarëve e rjedhimisht drejt flakjes tej të bindjeve të tija politike. E njëjta gjë duhej të ndodhte edhe me punonjësit. Revolta  apo qasjet ideore nuk duhet të diskriminojnë individin, tashmë të kthyer në mjeran.

Por megjithëkëto, Shiqëria mund të bëhet. Mjafton të kuptojmë gabimin dhe të ndërmarrim iniciativën e duhur për ndryshim. Dhe puna fillon me kaq sa kemi.

Etiketa: Ambasada amerikaneAtdheu osht n’rrezikedi ramaErjon braceRajmonda Shundi

Të Lidhura

Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë –

Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë –

nga 27
15:27 | 03/04/2026
0

Përfaqësuesja ligjore e Presidencës mbrojti ligjshmërinë e procedurës së emërimit të Ols Dados si prokuror në vitin 2008, duke theksuar...

PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

nga 27
14:43 | 03/04/2026
0

Partia Demokratike ka dorëzon një kërkesë në Kuvend ku me 40 firma të deputetëve opozitarë kërkon ngritjen e një komisioni...

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

nga 27
14:00 | 03/04/2026
0

Në Gjykatën Administrative po shqyrtohet padia e kryebahskiakut Erion Veliaj, i cili kërkon pavlefshmërinë e emërimit të Ols Dados si...

Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA –

Ka përdorur gjuhë fyese –

nga 27
13:46 | 03/04/2026
0

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar përjashtimin për 60 ditë të Taulant Ballës nga Parlamenti dhe pjesëmarrrjen në komisioneNë...

Para
Lulzim Basha kthehet nga Vjena, çfarë paralajmëron për sot pasdite

Lulzim Basha kthehet nga Vjena, çfarë paralajmëron për sot pasdite

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë –

Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë –

15:27 | 03/04/2026
PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

14:43 | 03/04/2026
Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

14:00 | 03/04/2026
Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA –

Ka përdorur gjuhë fyese –

13:46 | 03/04/2026
Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë –

Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë –

13:36 | 03/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë –
  • PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave
  • Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…
  • Ka përdorur gjuhë fyese –
  • Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë –
  • Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë –
  • PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com