“Ata që porositin banane jo gjithmonë janë porositësit e kokainës” Artan Hoxha: Si vendoset droga nëpër kontejnerë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Ata që porositin banane jo gjithmonë janë porositësit e kokainës” Artan Hoxha: Si vendoset droga nëpër kontejnerë

19:58 | 12/04/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Dy sasitë e konsiderueshme të kokainës të kapura më 1 dhe më 9 prill në vendin tonë tregojnë një aktivizim të grupeve kriminale për të përdorur portin e Durrësit si vend pritjeje të ngarkesave. Kështu është shprehur gazetari Artan Hoxha në një bisedë me Jonida Shehun në “Radari Informativ” në ABC, në lidhje me sasitë e drogës të kapura së fundmi në portin e Durrësit.

Gazetari shpjegoi se 143 kilogramët e kokainës së sekuestruar më 9 prill duken që janë ndarë që në vendin e origjinës për porositës të ndryshëm.

“Edhe cilësia e saj mund të jetë e ndryshme në varësi të pagesës.”

Read more

Makina përfundon në kanal në aksin Lushnje-Fier, banorët shpëtojnë babë e bir –

Nga Durim Bami te Aldo Avdyli, SPAK kërkon 98 vite burg për anëtarët e dosjes ‘Revanshi –

Përfshihet nga flakët autobusi i linjës Durrës-Spitallë, po transportonte studentë –

Rrufeja godet kullotat në Delvinë! Ngordhin rreth 150 dele –

Gazetari tregoi në studio foton një pajisje në pjesën e jashtme të një kontejneri në të cilën u sekuestrua më pas një sasi e konsiderueshme kokaine. Ai theksoi se jo gjithnjë porositësit e bananeve janë porositësit e kokainës.

 “Kontejnerët që vijnë me banane janë frigoriferikë. Kjo është pajisja e një kontejneri që ka ardhur nga Ekuadori.  Do 25 ditë ta sjellë anija në port. Pas 4 ditësh e mori një kompani që e kishte qendrën në Patos, ajo mori bananet. Një grup i armatosur ka marrë rojet e kompanisë, ka grabitur në pjesën e jashtëm kokainën. Jo gjithmonë porositësit e bananeve janë porositës të kokainës.  Vetëm në një vit, një kompani sjell 800 kontejner në vit. Në treg janë diku tek 13-14, kompani në treg.”

Artan Hoxha shpjegoi gjithashtu edhe si funksionon vendosja e ngarkesës së drogës nga ana e grupeve kriminale.

“Në raste të tilla, grupet kriminale, dërguesit, ndërhyjnë tek kontejnerat në pjesën e jashtme. E dërgojnë vendin ku kanë bërë modifikimin… Një kompani porosit një ngarkesë me banane nga kompanitë e Ekuador. Nuk është kompania që ka kontejnerët. Para se të shkojë për bananet, kontejneri kontrollohet në skaner, pasi ngarkohet, kontrollohet prapë. Dhe nga ai moment, deri kur do ikë në anije kalojnë 20 ditë. Këtu bëhet ndërhyrja nga grupet kriminale.”

Duke u rikthyer tek sasitë e kokainës së kapura së fundmi, gazetari tha se në të dyja rastet kokaina ka qenë në pjesën e jashtme.

“Të dyja ngarkesat me kokainë ka qenë në pjesën e jashtme të kontejnerit. Nëse do ishte bashkëpunim, do të pritej derisa të vinin ta merrnin porositësit. Në ndërhymë dhe vumë para përgjegjësisë ata që morën bananet. Më bën çudi që brenda fushatës elektorale,  dy ngarkesa dërgohen në Portin e Durrësit. Nga dy linja të ndryshme.”

Ndërsa lidh ngjarjet me kohën e fushatës, Hoxha thotë se dy janë mundësitë: Ose grupet kriminale kanë marrë garanci që në këtë kohë vigjilenca e autoriteteve është e ulët, ose është skaneri, i sjellë nga një kompani jo shqiptare, që po e bën siç duhet punën.

“Rëndësi ka që kontrollorët e skanerit të Durrësit, nuk ishin të stresuar, edhe pse paguhen 5 herë më pak se ata të Rinasit.”

Etiketa: Artan Hoxha

Të Lidhura

Makina përfundon në kanal në aksin Lushnje-Fier, banorët shpëtojnë babë e bir –

Makina përfundon në kanal në aksin Lushnje-Fier, banorët shpëtojnë babë e bir –

nga 27
12:57 | 04/06/2026
0

Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e kësaj të enjte, në aksin rrugor Krutje – Pushimi i Shoferit. Një...

U arrestua në Dubai, ekstradohet sot drejt Shqipërisëi i shumëkërkuari Durim Bami –

Nga Durim Bami te Aldo Avdyli, SPAK kërkon 98 vite burg për anëtarët e dosjes ‘Revanshi –

nga 27
12:51 | 04/06/2026
0

SPAK ka paraqitur pretencën në GJKKO lidhur me disa nga anëtarët e dosjes Revanshi, ndërsa kërkoi 98 vite e 6...

Përfshihet nga flakët autobusi i linjës Durrës-Spitallë, po transportonte studentë –

Përfshihet nga flakët autobusi i linjës Durrës-Spitallë, po transportonte studentë –

nga 27
12:49 | 04/06/2026
0

Një incident ka ndodhur sot në aksin rrugor Durrës–Spitallë, ku një autobus urban i linjës së kampusit universitetar u përfshi...

Rrufeja godet kullotat në Delvinë! Ngordhin rreth 150 dele –

Rrufeja godet kullotat në Delvinë! Ngordhin rreth 150 dele –

nga 27
12:31 | 04/06/2026
0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në zonën malore mbi fshatin Kopacëz, në Bashkinë e Delvinës, në vendin e...

Para
Nuk ka vaksinë anti-Covid para vitit 2021, BE refuzon kërkesën e Pfizer dhe Moderna-s

Kosova pritet të sigurojë mbi 100,000 doza të vaksinës së prodhuar nga Pfizer/BioNTech

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Makina përfundon në kanal në aksin Lushnje-Fier, banorët shpëtojnë babë e bir –

Makina përfundon në kanal në aksin Lushnje-Fier, banorët shpëtojnë babë e bir –

12:57 | 04/06/2026
U arrestua në Dubai, ekstradohet sot drejt Shqipërisëi i shumëkërkuari Durim Bami –

Nga Durim Bami te Aldo Avdyli, SPAK kërkon 98 vite burg për anëtarët e dosjes ‘Revanshi –

12:51 | 04/06/2026
Përfshihet nga flakët autobusi i linjës Durrës-Spitallë, po transportonte studentë –

Përfshihet nga flakët autobusi i linjës Durrës-Spitallë, po transportonte studentë –

12:49 | 04/06/2026
Rrufeja godet kullotat në Delvinë! Ngordhin rreth 150 dele –

Rrufeja godet kullotat në Delvinë! Ngordhin rreth 150 dele –

12:31 | 04/06/2026
Si i shpëtoi sekuestros kazinoja e “investitorit strategjik” të akuzuar për vrasje? –

Po gjykohem mbi thashethemet e Sky ECC –

12:21 | 04/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Makina përfundon në kanal në aksin Lushnje-Fier, banorët shpëtojnë babë e bir –
  • Nga Durim Bami te Aldo Avdyli, SPAK kërkon 98 vite burg për anëtarët e dosjes ‘Revanshi –
  • Përfshihet nga flakët autobusi i linjës Durrës-Spitallë, po transportonte studentë –
  • Rrufeja godet kullotat në Delvinë! Ngordhin rreth 150 dele –
  • Po gjykohem mbi thashethemet e Sky ECC –
  • U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Makina përfundon në kanal në aksin Lushnje-Fier, banorët shpëtojnë babë e bir –
  • Nga Durim Bami te Aldo Avdyli, SPAK kërkon 98 vite burg për anëtarët e dosjes ‘Revanshi –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com