Askush s’guxon të komentojë efektet që do të ketë në qeverisjen e vendit ndryshimi i Musa Ulqinit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Askush s’guxon të komentojë efektet që do të ketë në qeverisjen e vendit ndryshimi i Musa Ulqinit

10:22 | 11/09/2018
në Opinion
0

Nga Lutfi Dervishi

Nëse njerëzia bëri pushim muajin gusht- ministrat e qeverisë kaluan pushimet më të këqija për shkak të sinjaleve se në shtator priteshin ndryshime në Qeveri. Ministrat në fakt nxijnë për 11 muaj fytyrën në Tiranë dhe 1 muaj i mbetet për të nxirë trupin në plazhet e Shqipërisë. Por, nëse tolerohet nxirja e fytyrës së individit, nuk mund të tolerohet nxirja e fytyrës së qeverisë.

Vetë kryeministri e la krejt të hapur mundësinë e ndryshimit kur tha që me secilin ministër kishte një kontratë perfomance. Dhe kur vjen te perfomanca, nuk ka facebook e instragram që të zbukuron bilancin. Analistët dhe vëzhguesit e jetës politike nënvizonin se pyetja nuk ishte A, por sa të thella do të ishin ndryshimet?

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Fjala e mbajtur në Asamblenë Kombëtare nga kryeministri paralajmëroi një cunam të vërtetë. Po të mos e dalloje nga timbri zërit dhe figura të krijohej përshtypja se po fliste lideri opozitës.

“Nuk kemi mbaruar by pass-in e Fierit (5-6 km të mbetura) dhe të Vlorës, nuk kemi mbaruar rrugën e Elbasanit (10 km rrugë e mbetur)….”

Zemërimi kryeministrit duke patur parasysh se nuk ka përgjigje për pyetjen: “Çfarë rruge keni mbaruar këto 5 vjet?”, është mëse legjitim. Ata në sallë dhe vëzhguesit në kafene menduan se ministri parë që duhet ndryshuar është Damian Gjiknuri.

Kryeministri u shpreh krejt i pakënaqur me drejtimin e ministrisë së Bujqësisë.

“Të gjithë zyrtarët – tha ai – nuk e kuptoj se çfarë bëjnë në zyra…”. E hëngri dhe Niko Peleshi…

Edhe në frontin e punëve me jashtë nuk është se kemi shkëlqime. Bisedimet me Brukselin nuk u hapën. Me Athinën nuk ka progres. Në Kosovë nuk merret vesh në është bishti më i rëndë se sqepari. U krijua për një moment ideja se iku edhe Ditmir Bushati.

Gjykuar nga vizitat në familjet e varfëra, ku varfëria është skalitur më shumë se në prozën e poezinë e Migjenit, ndryshime të shpejta e pa shumë diskutim priteshin edhe në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale.

Për punë e rendit, ndryshimet jo vetëm i kërkon opozita, por është krejt e qartë se i kërkon edhe situata.

Një postim i deputetit Gjetan Gjetani ishte qershia mbi tortë. Shkarkimi live i Gjetanit, sigurisht që do të pasohej edhe nga shkarkimi ministrit të Rendit. Kur u shkarkua Gjetan Gjetani që skuqet, kur flet, pritej të skuqeshin edhe të paktën gjysma e qeverisë. Te çështja e rendit dhe lidhjeve me krimin, kryeministri, sigurisht nuk do të toleronte sinqeritetin brutal të kryetarit të grupit parlamentar, Taulant Balla, i cili pohoi që kishte miqësi me një të ndaluar me biografi problematike në Itali dhe Shqipëri.

Për Financat dhe Ekonominë – si mund të ecë përpara nga në mësues anglishtje – shifrat sado të mira të dalin në facebook nuk mbulojnë dot realitetin e një ekonomie në paralizë, ku malli kryesor i eksportit mbeten: 400 mijë shqiptarë që plotësojnë llotarinë amerikane.

Kryeministri u shpreh dakord me një propozim të beftë të kryetarit të opozitës për vetting, por nënvizoi se nuk duhet të harrojmë vetting-un që po ndodh, me rritmet e të cilit nuk janë të kënaqur as ata që po shkarkohen. Ministria e Drejtësisë një tjetër dikaster, ku priten ndryshime.

Në fakt, udha më e shkurtër do të ishte të përmendej se cili dikaster do të mbetet pa ndryshuar; dhe i vetmi duket ai i Mbrojtjes.

Në kohën që anëtarët e asamblesë, anëtarët e qeverisë dhe publiku i gjerë po priste kumtimin e ndryshimeve, kryeministri mori frymë thellë dhe kumtoi ndryshimet , … jo në qeveri, por në parti.

Në fakt, jo ndryshimet, por ndryshimin. I vetmi ndryshim i madh i shtatorit 2018 ishte Musa Ulqini. Pas marrëveshjes së 17-18 majit 2017 me liderin e opozitës, kjo ishte lëvizja e dytë e madhe që nuk u parashikua as nga opinioni publik, as nga ministrat, dhe sigurisht edhe këtë radhë analistëve mbeten me gisht në gojë. Askush nuk guxon të komentojë efekte që do të ketë në qeverisjen e vendit ndryshimi i Musa Ulqinit.

Etiketa: Lutfi DervishiministriMusa Ulqiniqeveri

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Rita Ora me shtëpi të re në Prishtinë

Rita Ora me shtëpi të re në Prishtinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

22:20 | 25/12/2025
Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

21:58 | 25/12/2025
Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

21:44 | 25/12/2025
Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

21:22 | 25/12/2025
Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

21:02 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –
  • Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –
  • Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –
  • Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –
  • Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com