Ashpërsohen zërat, thellohet hendeku mes Thaçit e Haradinajt – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ashpërsohen zërat, thellohet hendeku mes Thaçit e Haradinajt

19:50 | 09/10/2018
në Shqiperi
0

Raportet ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrit, Ramush Haradinaj, janë acaruar kohëve të fundit si pasojë e qëndrimeve të kundërta rreth idesë për ndryshimin e kufijve që buron nga tavolina e bisedimeve ndërmjet presidentëve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë të hënën se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk ka vdekur dhe se është në një fazë të rëndësishme. Thaçi në këtë mënyrë iu kundërpërgjigj deklaratave të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili tha se “ideja për ndryshimin e kufijve ka vdekur”. Duke e komentuar këtë deklaratë, Thaçi u shpreh se kryeministri “është në humor të mirë ose ndihet tepër komod në karrigen e vet”.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, të martën tha se qëndron prapa deklaratave të tij se opsioni i ndryshimit të kufijve është i vdekur. Haradinaj tha se nuk pret që deklaratat e tilla të ndikojnë në rrëzimin e qeverisë që ai drejton. “Kush e ka ndërmend ta rrëzojë qeverinë nuk flet, e rrëzon. Ata që flasin, mos u mërzitni për ta”, tha Haradinaj. “Ai që ka vdekur nuk ngjallet më. Njëherë ka ndodh, është ngjallur Krishti, po çështja e korrigjimit të kufijve, e shkëmbimeve të territoreve ka vdekur”, tha Haradinaj. Analisti dhe kryeredaktori i gazetës “Koha Ditore”, në Prishtinë, Agron Bajrami tha se hendeku ndërmjet dy liderëve të vendit sa vjen e po thellohet.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

“Dhe tani ky mospajtim vetëm sa thellohet deri në masën që deklaratat e ndërsjella vijnë deri edhe në kufij të fyerjeve dhe kjo nëse vazhdon në këtë trend, atëherë do të paralizojë raportet mes dy institucioneve, presidencës dhe qeverisë. Se sa mund të ndikojë kjo në stabilitetin e vet qeverisë, mbetet të shihet sepse as presidenti dhe as qeveria, por as opozita nuk e kanë një shumicë të mjaftueshme për të imponuar vullnetin dhe jemi në një lloj bllokade, kur bëhet fjalë për atë se si duhet ecur përpara në çështjen e dialogut me Serbinë”, tha Bajrami. Ai tha se nga këto zhvillime dhe raporte mes dy liderëve është herët të thuhet se vendi mund të shkojë drejt një procesi të ri zgjedhor. Analisti Albert Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës, konsideron se deklaratat dhe kritikat e ndërsjella mes presidentit dhe kryeministrit do të kenë ndikim edhe më të madh në bllokimin e punës së institucioneve. Ai thotë se presidenti Thaçi me këto veprime po mundohet të ketë ndikim në Qeverinë e Kosovës.

“Kjo po e konfirmon që presidenti po mundohet të ndikojë në punën dhe vendimet e qeverisë dhe kuvendit. Kjo është edhe si pasojë e asaj që vetë partitë të cilat janë në pushtet, vetë kryeministri Haradinaj, kanë zgjedhur që të mos i ushtrojnë kompetencat e veta në politikën e jashtme sa i takon dialogut, duke ia lënë këtë çështje në mirëbesim presidentit Thaçi. Tani këto janë pasojat e shkëmbimit kundërkushtetues, të cilët i kanë bërë këta dy udhëheqës të lartë shtetërorë të kompetencave kushtetuese”, tha Krasniqi. Ai thotë se këto deklarime e veprime të politikanëve në Kosovës në masë të madhe do ta dobësojnë pozicionin e vendit në dialogun Kosovë-Serbi. Sipas tij, kritikat midis politikanëve përdoren edhe si një lloj taktike për të lëshuar pe nga një procesi i caktuar.

“Më shumë këtë e përdorin si një lloj taktike për të lëshuar pe në këtë proces, sidomos kryeministri Haradinaj të jetë ai që të lëvizë nga pozicioni që është duke e mbajtur”, tha Krasniqi. Institucionet e Kosovës janë duke zhytur në një krizë të thellë institucionale, nga e cila vështirë se mund të dalin për një kohë të gjatë. Kështu thonë njohësit e zhvillimeve politike dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare. Si rezultat i gjendjes faktike, pa një shumicë në Kuvend, së fundi partitë në pushtet dështuan ta formojnë ekipin negociator për dialog me Serbinë. Ndërkohë që opozita dështoi të miratonte rezolutën për t’i sanksionuar presidentit të Kosovës mundësinë që në dialog me Serbinë të hapë temën e ndryshimit të kufirit.

/rel

Etiketa: Hashim ThaciRamush Haradinaj

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
“American Music Awards” pushtohet nga tre shqiptare

“American Music Awards” pushtohet nga tre shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –

75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –

22:58 | 13/03/2026
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

22:36 | 13/03/2026
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

22:04 | 13/03/2026
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

21:20 | 13/03/2026
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –

21:10 | 13/03/2026

Më Të Lexuarat

  • 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –
  • VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –
  • Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –
  • Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –
  • Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –
  • Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –
  • VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com