Dy persona kanë përfunduar në prangat e policisë dhe rreth 3 mijë rrënjë të dyshuara hashash janë asgjësuar në një operacion të ndërmarrë në Lezhë e Kurbin.
Shtetasit e arrestuar janë Edmond Bushpepa, 24 vjeç, banues në Mirditë dhe Arjan Ndoj, po 24 vjeç banues në Rubik.
Sipas policisë, këta dy shtetas u ndaluan në flagrancë me akuzën e kultivimit të bimëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje, pasi gjatë kontrolleve të ushtruara nga uniformat blu, u gjet edhe një armë zjarri Kallashnikov.
Policia kreu asgjësimin e bimëve narkotike me anë të djegies dhe po heton për identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë aktivitet.