Ministrja e Mbrojtjes: NATO është e mirëpritur në rajonin tonë
Në fjalën e saj në ditën e dytë të Asamblesë Parlamentare të NATO-s që po zhvillohet në Tiranë, ministrja shqiptare e mbrojtjes tha se tashmë “NATO është e mirëpritur në rajonin tonë”. Mimi Kodheli pasi ka përshëndetur marrëdhënien e re të vendosur mes Aleancës Veriatlantike me Malin e Zi ka deklaruar se tashmë ka ardhur koha që NATO të hapë një faqe të re edhe me Kosovën.
Në fjalën e saj zonja Kodheli ka folur për rolin e ushtrisë shqiptare si pjesë e NATO-s në të gjithë aksionet ndërkombëtare në luftën kundër terrorizmit.