Skandali/ Artan Hoxha nxjerr regjistrimin: Fushatë me legalizimet, punonjësit e Kadastrës udhëzohen të gënjejnë qytetarët (film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Skandali/ Artan Hoxha nxjerr regjistrimin: Fushatë me legalizimet, punonjësit e Kadastrës udhëzohen të gënjejnë qytetarët (film)

16:47 | 20/04/2021
në Kryesore
0

Gazetari Artan Hoxha ka denoncuar me anë të një audio regjistrim, Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, duke thënë se kjo agjenci e rëndësishme e qeverisë instruktohet qartësisht sesi duhet t’i manipulojë, mashtrojë, apo mbajë me shpresë të kotë, pronarët e afro 100 mijë ndërtimeve pa leje, të cilët kanë aplikuar për legalizim.

Sipas gazetarit Artan Hoxha, legalizimet po përdoren për fushatë dhe sa më shumë afrohen zgjedhjet e 25 prillit aq më e egër bëhet kjo fushatë parazgjedhore.

Në audio regjistrim, dëgjohet kreu i Kadastrës, Artan Lame teksa jep direktiva vartësve në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës.

Read more

60 milionë euro tendera sekretë, kompani guaskë në Xhafzotaj! –

E turpshme që iu besua Salillarit, të hetohet investimi 3.5 mln euro! –

Ngjarje e rëndë në Korçë! Merr flakë banesa, ndërron jetë e moshuara –

Kush janë të rrezikshmit e burgut të Durrësit që u transferuan në Peqin –

Direktiva është e qartë: “Nëse u themi që nuk legalizohen shtëpitë tuaja, i kemi hedhur direkt mish për top për kundërshtarin. Prandaj duhet t’i mbajmë varur…”, dëgjohet të thotë për një moment Lame.

Gazetari Hoxha shkruan se me një llogari të thjeshte, 100 mijë ndërtime pa leje, janë minimalisht dy vota për shtëpi, ose 200 mijë vota në kuti, gati më shume se 20 mandate në parlamentin e ardhshëm.


Statusi i plotë i gazetarit:

“Sa më shumë afrohet 25 prilli, aq më e eger dhe e paskrupullt bëhet fushata zgjedhore…

Më një fjalë, nga shitja e sapunit për djath, kemi evoluar në shitjen e sapunit për kaçkavall, po nga ai francezi ama.

Ndërsa humbim kohë me “patronazhistët” e partisë, “patronazhistët” e vërtetë të qeverisë, po bëjnë kërdinë…

Më poshtë keni një rregjistrim audio, sesi një nga agjensitë me të rëndësishme qeveritare, Agjensia Shtetërore e Kadastrës, instruktohet qartësisht sesi duhet ti manipulojë, mashtrojë, apo mbajë me shprese të kotë, pronarët e afro 100 mijë ndërtimeve pa leje, të cilët kanë aplikuar për legalizim.

Direktiva është e qartë, “nese u themi që nuk legalizohen shtëpitë tuaja, i kemi hedhur direkt mish për top për kundërshtarin”…

Prandaj duhet ti mbajmë varur…

Me një llogari të thjeshtë, 100 mijë ndërtime pa leje, janë minimalisht dy vota për shtëpi, ose 200 mijë vota në kuti, gati më shumë se 20 mandate në parlamentin e ardhshëm.

Prandaj popull qëndroni vigjilent deri të dielën…”

Fjala e Artan Lames:

Është bërë një takim tek kryeministria para rreth një muaj, për procesin e legalizimeve në vijim. Në këto 320 mijë, objekte që kanë bërë vetëdeklarim pra që janë fizikisht dosje reale, janë mbyllur rreth 150 që do të thotë kanë mbetur edhe 170 të tjera.

Në këtë 170 të tjera vetëm 60. Se sapo diskutonim që parë që kjo 60 mijëshe për sa kohë i mbyllim vetëm, rreth 60 mijë bëhen. Të tjerat janë të pa bëshme ose që nuk duhen bërë se janë kriminale që do të thotë që në këtë moment na dalin rreth 100 mijë leje. 100 mijë objekte të cilët ne me vetëdije do të vazhdojmë ti mbajmë se janë njerëz po i the që nuk të bëhet ja hodhe palës tjetër, u bënë mish për top për palën tjetër, pra vazhdojmë të trajtohen do shikohet, do të trajtojmë do ta diskutojmë do të rishohim atë kur të rishihet legjislacioni.

Në momentin që ti shkon iu gërmon vetë tani edhe iu thua 100 mijë unë do  i s’kualifikoj se nuk ju legalizohen këta i theve në mall për palën tjetër, atëherë u ra dakord në këtë takim që logjika është që ne do të vazhdojmë ta mbajmë situatën varur për këtë pjesë.

Pra do vazhdojmë të bëjmë këtë 60 mijëshe dhe do vazhdojmë të mbajmë situatën varur. DSepse mund të ketë ndryshime nesër ligjore sepse do ta rishohim dhe njëherë e kështu me radhe, . Kjo do bëjë shumë nga këta do të thonë më erdhën një herë dhe dy herë pse sma bënë.

Të jeni të bindur që në shumicën e rasteve qëndron kjo arsyeja pra që neve nuk duam ti themi që shtëpia jote nuk legalizohet dhe ti do prishesh. Milloshefiçit ti thoja që ta legalizoj unë ai bëhet me Millosheviçin.

Në rregull se ka shtëpinë të jeni të qartë. Kjo nuk përjashton faktin që ne po përgatisim nja 40 mijë objekte me bashkinë, kryesisht me bashkinë e Tiranës të cilat do ti nxjerrim për s’kualifikim masiv edhe unë po të isha kandidat atje të nesërmen do veja ti thoja që të gjithëve ditën e parë pas zgjedhjeve jeni të legalizuar edhe ikën ata u bënë me ata, natyrisht i intereson si intereson ca është politika ai thotë të shpëtojë shtëpia.”

Etiketa: 100 mijë ndërtime pa lejeAgjencinë Shtetërore të KadastrësArtan HoxhaArtan Lameaudio regjistrimkreu i Kadastrës

Të Lidhura

60 milionë euro tendera sekretë, kompani guaskë në Xhafzotaj! –

60 milionë euro tendera sekretë, kompani guaskë në Xhafzotaj! –

nga 27
11:01 | 15/01/2026
0

Një individ, pronar me letra i disa kompanive, është çelësi për të zbërthyer dy nga dosjet që tashmë janë në...

E turpshme që iu besua Salillarit, të hetohet investimi 3.5 mln euro! –

E turpshme që iu besua Salillarit, të hetohet investimi 3.5 mln euro! –

nga 27
10:31 | 15/01/2026
0

Pas përmbytjeve të fundit në qytetin e Beratit, të cilat shkaktuan dëme të konsiderueshme, inxhinieri Pavlo Shkarpa ka akuzuar drejtpërdrejt...

Ngjarje e rëndë në Korçë! Merr flakë banesa, ndërron jetë e moshuara –

Ngjarje e rëndë në Korçë! Merr flakë banesa, ndërron jetë e moshuara –

nga 27
10:05 | 15/01/2026
0

Një zjarr ka rënë në lagjen nr 13 të qytetit të Korçës, ku si pasojë e tymit një 70-vjeçare ka...

Kush janë të burgosurit me rrezikshmëri të lartë që u transferuan nga Durrësi në Peqin –

Kush janë të rrezikshmit e burgut të Durrësit që u transferuan në Peqin –

nga 27
09:51 | 15/01/2026
0

Një operacion i rrallë dhe me masa ekstreme sigurie është zhvilluar në orët e para të mëngjesit të 15 janarit,...

Para
“Zgjedhje pa mundësi zgjedhjeje në Shqipëri”, DW: Ja si e komentojnë mediat gjermane 30 qershorin

Zbulohen rregullat, si do të votojmë në 25 prill

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

60 milionë euro tendera sekretë, kompani guaskë në Xhafzotaj! –

60 milionë euro tendera sekretë, kompani guaskë në Xhafzotaj! –

11:01 | 15/01/2026
E turpshme që iu besua Salillarit, të hetohet investimi 3.5 mln euro! –

E turpshme që iu besua Salillarit, të hetohet investimi 3.5 mln euro! –

10:31 | 15/01/2026
Ngjarje e rëndë në Korçë! Merr flakë banesa, ndërron jetë e moshuara –

Ngjarje e rëndë në Korçë! Merr flakë banesa, ndërron jetë e moshuara –

10:05 | 15/01/2026
Kush janë të burgosurit me rrezikshmëri të lartë që u transferuan nga Durrësi në Peqin –

Kush janë të rrezikshmit e burgut të Durrësit që u transferuan në Peqin –

09:51 | 15/01/2026
Kush janë të burgosurit me rrezikshmëri të lartë që u transferuan nga Durrësi në Peqin –

Kush janë të burgosurit me rrezikshmëri të lartë që u transferuan nga Durrësi në Peqin –

09:39 | 15/01/2026

Më Të Lexuarat

  • 60 milionë euro tendera sekretë, kompani guaskë në Xhafzotaj! –
  • E turpshme që iu besua Salillarit, të hetohet investimi 3.5 mln euro! –
  • Ngjarje e rëndë në Korçë! Merr flakë banesa, ndërron jetë e moshuara –
  • Kush janë të rrezikshmit e burgut të Durrësit që u transferuan në Peqin –
  • Kush janë të burgosurit me rrezikshmëri të lartë që u transferuan nga Durrësi në Peqin –
  • Sulmet e Ramës ndaj gazetarëve, propagandë për të shmangur llogaridhënien mbi korrupsionin qeveritar –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • 60 milionë euro tendera sekretë, kompani guaskë në Xhafzotaj! –
  • E turpshme që iu besua Salillarit, të hetohet investimi 3.5 mln euro! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com