ARRSH bllokon aksin rrugor Epoka – Rinas, ku do kalojnë tani automjetet

0
186

Autoriteti Rrugor ka njoftuar ditën e sotme se për ditët në  do të jetë i mbyllur qarkullimi në aksin rrugor segmentin “Universiteti Epoka–Rinas (aeroport)” rruga “Rinas- Universiteti Epoka”. Sipas informacionit, mjetet që do të lëvizin në drejtimin të aeroportit të Rinasit duhet të ndjekin “Rrugën e Vorës”.

Në vazhdimësi të ecurisë së punimeve për fazën e dytë të punimeve në segmentin “Universiteti Epoka–Rinas (aeroport)” rruga “Rinas- Universiteti Epoka” do të jetë e mbyllur . Mjetet që do të lëvizin në drejtimin të aeroportit të Rinasit duhet të ndjekin “Rrugën e Vorës”. Kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve dhe bizneseve të zonës gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë aks rrugor, si dhe respektimin në mënyrë rigoroze të sinjalistikës provizore dhe udhëzimeve të Policisë Rrugore në terren”, thuhet në njoftim. Ndërsa më tutje sqarohet se kjo bëhet për shkak të ndërhyrjeve që do të bëhen në rrugë. Ky devijim sigurisht që do të jetë kohë dhe kosto shtesë për përdoruesit e këtij aksi, plus parashikohet të shkaktoj më shumë trafik.