Arrestohet për falsifikim dokumentesh vëllai i ish-banores së BBVIP

0
224

Vëllai i këngëtares dhe ish-banores së BBVIP Sheila Haxhiraj, Henri Haxhiraj është arrestuar sot nga Policia e Lezhës. Gjuetarët e showbiz zbuluan se nga një aksion i uniformave blu, Haxhiraj ishte organizatori i një labooratori i cili dyshohet se shërbente për prodhimin e dokumentave të huaja të identifikimit, të dyshuara të falsifikuara.

Në pranga për këtë veprimtari kriminale kanë rënë edhe 4 persona të tjerë.

Sipas policisë së Lezhës, Henri Haxhiraj së bashku me të tjerët, kanë përfituar shuma të ndryshme monetare që variojnë nga 500-300.000 euro nga shtetas të huaj të cilët binin pre e mashtrimit të këtij grupi.

Gjithashtu është zbuluar edhe një ambient ku ushtrohej aktivitetit i dyshuar i mashtrimit kompjuterik, ndaj shtetasve të huaj.