Zamira Senkaj 50- vjeç ka rënë sot në prangat e policisë në Tiranë, ndërsa është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i saj.
Nga hetimet e kryera, policia jep detaje se personi i identifikuar me iniciale A. B. e fshihte sasinë e lëndës narkotike të ndarë në doza, në parukerinë e Senkaj në rrugën “Dhimitër Shuteriqi”.
Arrestimi i 50-vjeçares është bërë në kuadër të operacionit të koduar “Beauty salon”.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarisë kriminale, kapjen e personit të identifikuar me iniciale A. B., identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë rast.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.