Një 36-vjeçar shqiptar nga Lezha i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Belgjikë. Policia bën me dije se operacioni policor ndërkombëtar, i koduar “Avenue”, çoi në pranga 36-vjeçarin nga Lezha, Mariglen Përgjini, të dënuar për veprat penale “Vrasja me dashje”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”.
Përgjini përdorte një pasaportë të falsifikuar bullgare, me qëllim që t’i shmangej identifikimit nga shërbimet policore. 36-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit Shkodër e ka dënuar me 18 vjet burg, nga të cilët i kanë mbetur për të kryer edhe 10 vjet, 4 muaj dhe 27 ditë burg, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”.
Gjithashtu ky person është dënuar dhe nga Gjykata e Apelit Tiranë, me 3 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.