Shukri Xhelili akuzohet se ka shitur një vënd pune për favore seksuale
Pas shkarkimit nga detyra e kryebashkiakut të Dibrës, Shukri Xhelili është arrestuar nga policia për videoskandalin seksual të publikuar nga Oranews. Arrestimi vjen pas publikimit të videoskandalit në “Të Paekspozuarit” ku kryebashkiaku përfiton favore seksuale në këmbim të një vendi pune. Kryetari i Bashkisë Peshkopi do të pyetet në lidhje me pozitën e tij në videoskandalin ku shfaqet duke i kërkuar një vajze 20 vjeçare favore seksuale, pas kërkesës së saj për punë.
Mbrëmjen e djeshme, 12 maj, Policia e Shtetit ka kërkuar televizionit Ora News pamjet filmike, me urdhër të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Organet e hetimit kanë mbërritur në zyra e televionit për të marrë materialet përkatëse.