Arrestohet edhe dekani i Juridikut/ Para në këmbim të lirisë së të një paraburgosuri – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Arrestohet edhe dekani i Juridikut/ Para në këmbim të lirisë së të një paraburgosuri

20:41 | 09/09/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Policia e Shtetit ka arrestuar pesë persona midis të cilëvë edhe një Dekanin e Fakultetit Juridik në Universitetin ‘Aleksandër Moisiu’ të Durrësit, për veprën penale të korrupsionit.

Arben Cara, dekan në këtë fakultet dyshohet se mori para në mënyrë që e shoqja, Majlinda Margjeka të zbuste masën e arrestit për një të paraburgosur.

Nga hetimet rezultoi se Nejton Bali, vëllai i të paraburgosurit, Klaudjo Zhilla dhe avokati Skënder Demiraj i dhanë gjyqtares Margjeka një shumë të majme me qëllim që ajo të zbuste masën e sigurisë për Balin.

Read more

Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

SPAK thotë se nga hetimet rezultoi se paratë e rryshfetit iu dorëzuan bashkëshortit të gjyqtares, Arben Cara dhe menjëherë më pas, Margjeka mori vendim për ndryshimin e masës së sigurisë për të dyshuarin nga “arrest me burg” në garanci pasurore.

Policia e Shtetit

Finalizohet operacioni policor i koduar “Starova”.

Operacioni nga Drejtoria Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe Korçë, nën drejtimin e SPAK-ut.

Vihen në pranga 5 shtetas

Drejtoria Hetimore Qendrore, pas një hetimi disamujor, nën drejtimin e SPAK-ut, finalizoni operacionin  policor të koduar “Starova”, në kuadër të të cilit u arrestuan shtetasit:

A. C., banues në Tiranë, me detyrë dekan i Fakultetit Juridik në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës, i cili u arrestua  për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarit, prokurorit apo funksionarëve të tjerë të drejtësisë” (bashkëshorti i gjyqtares);

N. B. banues në Sauk, Tiranë, sekser, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit apo funksionarëve të tjerë të drejtësisë” (vëllai i të dënuarit që iu ndryshua masa e sigurisë).

K. Zh., banues në Korçë, sekser, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit apo funksionarëve të tjerë të drejtësisë” (pronari i hotelit ku iu dorëzua shuma e eurove bashkëshortit të gjyqtares).

Gjithashtu u bë ekzekutimi i masave të sigurisë “Arrest në shtëpi”, për shtetasit:

M. M., banuese në Tiranë, gjyqtare në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës dhe e komanduar në Gjykatën e Apelit Korçë, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarit, prokurorit apo funksionarëve të tjerë të drejtësisë”.

S. D., banues në Tiranë, avokat në Dhomën e Avokatisë në Tiranë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit apo funksionarëve të tjerë të drejtësisë”.

Drejtoria Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë ligjore  për një rast të korrupsionit gjyqësor, referoi materialet në SPAK, për veprat penale “Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionareve të tjerë të drejtësisë” dhe “Korrupsioni pasi i gjyqtarëve , prokurorëve  dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”.

Mbi bazën e materialeve të referuara SPAK regjistroi procedimin penal dhe si rezultat i hetimeve u arrit të dokumentohej një rast korruptiv në gjyqësor.

Gjyqtarja M. M., duke abuzuar me detyrën, kundrejt përfitimit të 6 mijë eurove, ka bërë ndryshimin e masës së sigurisë në Gjykatën e Apelit Korçë  për të arrestuarin O. B., i arrestuar për veprën penale  “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, nga “Arrest në burg” në garanci pasurore 500.000 lekë.

Shtetasi N. B., banues në Sauk, vëllai i të arrestuarit kishte pajtuar si avokat mbrojtës për vëllanë e tij shtetasin O. B., avokatin S. D., i Dhomës së Avokatisë Tiranë, i cili me njohjen që kishte me bashkëshortin e gjyqtares, ka ndikuar kundrejt shumës së mësipërme që gjyqtarja të bënte ndryshimin e masës së sigurisë.

K. ZH., mbi bazën e njohjes që kishte me avokatin dhe bashkëshortin e gjyqtares, ka ndërmjetësuar takimet midis gjyqtares, avokatit dhe sekserit  në ambientet e hotelit të tij në Korçë, vendi ku i kanë dorëzuar bashkëshortit të gjyqtares shumën e eurove, duke i premtuar se bashkëshortja do të bënte ndryshimin e masës së sigurisë nga “Arrest në burg” në garanci pasurore, masë e cila ishte vendosur nga Gjykata e Apelit për të arrestuarin O. B.

Drejtoria Hetimore Qendrore, nën drejtimin e SPAK-ut, vijon punën për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë rast korruptiv.

Etiketa: Aleksandër MoisiuDekani i Fakultetit JuridikDurrësPolicia e Shtetit

Të Lidhura

Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –

Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –

nga 27
23:31 | 16/03/2026
0

Ish-zv.komandanti i Forcës detare, Artur Meçollari foli për çështjen e Porto Romanos, duke thënë se nuk ka studim fizibiliteti. Gjatë...

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

nga 27
22:53 | 16/03/2026
0

në mbledhjen e Kryesisë u miratua edhe grupi i punës për modernizimin e komunikimit digjital të partisë, që nga aksesi...

Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

nga 27
22:31 | 16/03/2026
0

Evi Kokalari ka njoftuar se do të garojë për kryetarin e Partisë Demokratike, duke u bërë kështu rivalja e parë...

Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

nga 27
22:05 | 16/03/2026
0

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli,...

Para
Jozefina Topalli, gruaja sharmante që nuk u bë dot e hekurt

Kur fjala nuk përkon me moshën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –

Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –

23:31 | 16/03/2026
“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

22:53 | 16/03/2026
Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

22:31 | 16/03/2026
Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

22:05 | 16/03/2026
pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –

pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –

21:41 | 16/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –
  • “Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –
  • Raportim në DASH për çdo manipulim votash –
  • Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –
  • pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –
  • Shqipëria shpall Iranin shtet terrorist, zbardhet iniciativa e Ramës në Kuvend –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –
  • “Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com