Policia e Skraparit ka vënë në pranga një 51-vjeçar, pasi akuzohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me një vajzë me aftësi të kufizuara.
Kallëzimi në polici për shtetasin K.Dh. është bërë nga nëna e vajzës, e cila pretendon se 51-vjeçari ka tentuar të kryejë marrëdhënie me vajzën e saj me aftësi të kufizuara.
Tashmë mbi 51-vjeçarin rëndon akuza “marrdhënia seksuale ose homoseksuale me persona të pa zot për t’u mbrojtur”.