Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia kufitare e Kakavijës pasi u kap me 3 kilogramë heroinë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e 34 vjeçarit, poshtë kroskotit u gjetën 6 pako me lëndë narkotike të dyshuar Heroinë, me peshë totale 3 kg.
Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.