Është finalizuar operacioni policor i koduar “Palçi”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Tropojë duke vënë në pranga babë e bir të akuzuar për drogë.
Sipas njoftimit, në fshatin Palç, arrestohen 2 autorët e dyshuar shtetasit Ndue Ndoja 53 vjeç dhe Amarildo Ndoja 19 vjeç (babë e bir), banues në lagjen Kotec të fshatit Palç. Këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë kultivuar bimë narkotike në territorin e fshatit Palç.
Procedohen në gjendje të lirë kryetari i fshatit dhe inspektori i pyjeve për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”.