Pak pasi kishte përfunduar protesta e banorëve të Astirit, policia ka arrestuar në mënyrë të dhunshme 3 protestues, mes tyre dhe një i mitur 13 vjeç.
Bëhet e ditur se deputeti Klevis Balliu shoqëroi në furgonin e policisë një protestues të mitur (siç jane të dhënat e deritanishme) të ndaluar nga policia. Ata ndodhen në komisariatin 6.
Sipas raportimeve të Fax News dyshohet se banorët e shoqëruar janë Festim Maqini, Shkelzen Sadiku, Gezim Sadiku, Altin Çeku.