Dy të rinj nga Berati kanë rënë në prangat e policisë së kryeqytetit për thyerje dhe vjedhje të pjesëve të ndryshme të automjeteve.
Elidon Vojka, 19 vjeç dhe Emanuel Gupe, 23 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje me armë dhe në kërkim nga policia, u arrestuan nga efektivë të komisariatit numër 2 të Tiranës gjatë finalizimit të operacionit të koduar “Smart”.
Ndalimi i dy të rinjve u bë në Rrugën “Myslym Shyri” në momentin që po tentonin të thyenin xhamin e automjetit tip “Smart”, në pronësi të S. D.
Po kështu policia bën me dije se këta shtetas janë autorë të dyshuar për vjedhjen e disa navigatorëve, pasqyrave, aparatëve fotografik dhe disa aksesorëve të tjetë brenda automjeteve.
Materialet proceduriale, i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së parë Tiranë, për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”.