Pasditen e sotme bëhet me dije se radhë të gjatë të automjete janë krijuar në pikën kufitare të Vërmicës, pas arrestimit të dhjetëra policëve që ishin në krye të detyrës.
Gjithashtu, mësohet se për të hyrë në Kosovë është krijuar një fluks i shumtë automjetesh, ndërsa për të hyrë në në Shqipëri lëvizja vijon normalisht.
Së fundmi, është vënë re që trafiku krijohet edhe nga procesi i kontrollit të mjeteve, verifikimit të dokumenteve apo certifikatës së vaksinimit që pala kosovare kërkon për shkak të koronavirusit.