Arrestimi i Haradinajt para emisionit, gazetari rrëfen telefonatën e fundit: Në Kosovë priten zgjedhje

Duhet të lëçisni

OBSH: Rastet në rritje, Europa gaboi me periudhën e karantinimit

Rritja e shpejtë e rasteve me koronavirus në hemisferën veriore ka të bëjë me faktin se personat që kanë hyrë në kontakt me një...

Ditë e zezë/ Mbi 300 të infektuar në 24 orët e fundit, Covid i merr jetën 4 personave

Në 24 orët e fundit në vendin tonë është shënuar një shifër rekord e të infektuarve, pasi 301 persona kanë rezultuar pozitivë në testin...

PDIU: Kryeministri nuk i shpëton dot Çamërisë me “efkaristo” dhe “ejvallah”

Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet i ka bërë thirrje policisë të lirojë menjëhërë 26 protestuesit, të cilët sot tubuan për interesin kombëtar të Shqipërisë. Përmes një...

Tradhëtari/ Nuk tha një gjysëm fjale për Çamërinë dhe detin e shqiptarëve ia fali Greqisë

Gjatë konferencës me ministrin e Jashtëm grek, Nikos Dendias, Edi Rama nuk ka guxuar as ta përmendë Çështjen Çame. Nuk ka thënë një gjysëm...

Kryredaktori i T7 Arsim Lani po priste në studion nënkryetarin e veteranëve të Luftës Nasim Haradinaj i cili u arrestua në dyert e televizionit pak ditë më parë. Në një lidhje me Alban Musën dhe Sibora Bitrin në ABC News, ai rrëfeu telefonatën e fundit me Haradinajn pak para arrestimit, duke theksuar se makina e EULEX e kishte ndjekur atë të fundit në rrugën për të mbërritur në TV. Por Haradinaj ka bërë rezistencë ndaj tyre duke kërkuar që arrestimi i tij të bëhet nga policia e Kosovës. Ka pritur deri në mbërritjen e tyre, të cilët i kanë vënë prangat dhe e kanë shoqëruar deri në vendin ku do të mbahej i izoluar.

“Ishte një situatë jo shumë e këndshme. Pritej arrestimi i tij sepse paradite EULEX e kishte arrestuar paradite kryetarin e organizatës. Unë e telefonova disa minuta para dhe ai më tha se një veturë e EULEX po e ndiqte nga pas. Nuk arrita ta takoj pasi policët e EULEX u afruan. Ai ka refuzuar që t’u përgjigjej. Ai nuk e njeh atë si polici dhe as gjykatën. Ka vazhduar kjo ngjarje disa minuta derisa ka ardhur Policia e Kosovës me kushtin që ta arrestojë policia e Kosovës dhe ta dërgojë deri atje ku do mbahej. Fletë arresti ishte prerë më herët se ai të vinte në emision.

Ne si TV nuk do ta linim të publikonte informacione konfidenciale. I kam kërkuar të jetë i kujdesshëm në intervistë për emrat që mund të përmendte. Ne kemi qenë të kujdesshëm të mos publikojmë emrat pasi është e ndaluar edhe është me rrezik. Ishte një ndjenjë e keqe sepse m’u arrestua mysafiri dhe si shqiptar nuk munda ta mbroj. Ai ka edhe një marrëdhënie shumë të mirë me gazetarët. Nuk do doja të arrestohej në studio. Nuk doja që ajo të ndodhte në transmetim. Nuk ishte situatë e mirë dhe përtej të qenit gazetar kemi edhe këto situata”, u shpreh Asim Lani.

Lani komentoi edhe zhvillimet e fundit në Kosovë duke i quajtur arrestimet e bujshme një shfaqje, pasi u shpreh se disa nga akuzat e ngritura ndaj tyre nuk qëndrojnë. Ai paralajmëroi arrestime të tjera në ditët në vijim, por theksoi se përveç zhvillimeve të tilla në Kosovë mund të kemi sërish zgjedhje pasi ashtu si çdo qeveri tjetër përpara edhe kjo do të penalizohet nga dialogu me Serbinë.

“Besoj se është më shumë një shfaqje sepse një arsye. Në akuzat që janë përdorur për Zotin Gucatin, emrat nuk janë përmendur. Pritej që të merreshin me veteranët e luftës por jo në mënyrë kaq të shpejtë. Veteranët nuk i kanë marrë dosjet me dhunë. Asnjë media në Kosovë ka publikuar informacione konfidenciale. Kanë mbetur vetëm brenda mediave që i kanë por nuk janë shpërndarë në masë. Priten arrestime të tjera. Janë më shumë se 200 ftesa që kanë ardhur nga Gjykata Speciale. Arrestimi i Mustafës është vetëm fillimi. Mbase mund të ketë edhe ngjarje jo shumë të këndshme në Kosovë. Do të ketë edhe zgjedhje sepse nuk është vetëm çështja e dosjeve. Sikur janë rrëzuar qeveritë e tjera për shkak të dialogut me Serbinë, ashtu do të rrëzohet edhe kjo”, tha Lani./abcnews

Më shumë shkrime

E Freskët taze

OBSH: Rastet në rritje, Europa gaboi me periudhën e karantinimit

Rritja e shpejtë e rasteve me koronavirus në hemisferën veriore ka të bëjë me faktin se personat që kanë hyrë në kontakt me një...

Ditë e zezë/ Mbi 300 të infektuar në 24 orët e fundit, Covid i merr jetën 4 personave

Në 24 orët e fundit në vendin tonë është shënuar një shifër rekord e të infektuarve, pasi 301 persona kanë rezultuar pozitivë në testin...

PDIU: Kryeministri nuk i shpëton dot Çamërisë me “efkaristo” dhe “ejvallah”

Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet i ka bërë thirrje policisë të lirojë menjëhërë 26 protestuesit, të cilët sot tubuan për interesin kombëtar të Shqipërisë. Përmes një...

Tradhëtari/ Nuk tha një gjysëm fjale për Çamërinë dhe detin e shqiptarëve ia fali Greqisë

Gjatë konferencës me ministrin e Jashtëm grek, Nikos Dendias, Edi Rama nuk ka guxuar as ta përmendë Çështjen Çame. Nuk ka thënë një gjysëm...

Diktatura/ Policia dhunon protestuesit e PDIU-së dhe Çamërisë (galeria e fotove dëshmi)

Patriotët e PDIU-së, Shoqatës “Çamëria” dhe Vetëvendosjes janë dhunuar shtazërisht nga policia e Rilindjes. Ata nuk janë lejuar të ushtrojnë të drejtën e protestës paqësore,...