Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas arrestimit të katër personave për vjedhjen e kasafortës me para në Krujë.
Me një postim në “Twitter”, Rama shkruan se kjo është një tjetër dëshmi e rritjes së forcës goditëse të Policisë kundër krimit.
“Kapja e menjëhershme e autorëve të vjedhjes së kasafortës së pensioneve në Krujë,që zbardh edhe disa grabitje të të njëjtëve autorë,një tjetër dëshmi e rritjes së forcës goditëse të Policisë së Shtetit dhe gatishmërisë së saj për sprovën e afërt kundër Krimit të Organizuar&KÇK?”-shkruan Rama.