Avokat Spartak Ngjela tha në studion e News24 se SPAK nuk e arrestoi Vangjush Dakon para zgjedhjeve, pasi mund të ndikonte një veprim i tillë në rezultatin zgjedhor.
Ngjela tha se Dako ishte imazhi i Partisë Socialiste në Durrës, bashkinë e dytë më të madhe në vend, dhe mendoj se SPAK i është ruajtur pikërisht momentit që arrestimi i ish-kryebashkiakut mund të vendoste përballë Prokurorisë Speciale, Partinë Socialiste.
“Mund të kishte ndikim në zgjedhje, ndaj mendoj se nuk u bë më parë arrestimi i dakos. Ndoshta arrestimi mund të ndikonte që PS të humbiste zgjedhjet në Durrës, atëherë do të kishim akuza të socialistëve ndaj SPAK. Kësaj i është druajtur Prokuroria Speciale dhe vendosi që ta arrestojë pas zgjedhjeve”, tha Ngjela.
Por sipas tij, fakti që Rama e konsideron Dakon një mik të tij dhe SPAK e arreston, tregon se Prokuroria Speciale nuk është nën ndikimin apo ndërhyrjen e Kryeministrit, sikundër e ka akuzuar opozita.
Ngjela tha se SPAK me arrestimin e Dakos tregoi se nuk pyet Ramën, dhe as Rama nuk ka ndikim te Prokuroria Speciale.