Arrestimi i autorëve të vrasjes së vëllezërve Haxhia/ Ardi Veliu: Shkak prishja e pazareve kriminale – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Arrestimi i autorëve të vrasjes së vëllezërve Haxhia/ Ardi Veliu: Shkak prishja e pazareve kriminale

11:53 | 01/05/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu ka zbardhur detaje nga operacioni ku u arrestuan 2 persona për vrasjet e vëllezërve Haxhia pak ditë më parë dhe asaj të 2 marsit po në Durrës.

Përmes një njoftimi, Veliu thotë se 2 autorët tashmë janë kapur, A.N, 33 vjeç i dënuar për trafik droge më parë si dhe K.A, 22 vjeç.

Gjithashtu shton se automjeti i përdorur nga këta persona për atentatin është gjetur në Arapaj automjeti kurse 3 armët e përdorura në një kanal në Shkozet.

Read more

Vlorë/ Kamerat kapin momentin, i riu i dehur dëmton bizneset në qendrën tregtare –

Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre –

Heroi i mbijetesës, sulmuesi i Kombëtares realizon në momentin vendimtar –

VIDEO/ Shpendi krijon panik në mbrojtje, Çezena përfiton nga autogoli –

NJOFTIMI I POLICISË

Durrës

Zbardhen dy ngjarje të rënda kriminale, të ndodhura dy muajt e fundit në Durrës.

Vihen në pranga dy autorët e dyshuar të këtyre ngjarjeve, për veprën penale “Vrasja në rrethana cilësuese”.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Shën Vlash”, i zhvilluar nga Departamenti i Policisë Kriminale, Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, RENEA, FNSH Tiranë dhe Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Sekuestrohen 3 armë zjarri, municion luftarak, automjeti i përdorur për kryerjen e krimit dhe 12 aparate celular.

Siç jeni në djeni, më datë 27.04.2020, në segmentin rrugor Shën Vlash-Nishtulla, ka ndodhur një ngjarje e rëndë kriminale, ku mbetën të vrarë me armë zjarri dy vëllezër.

Për zbardhjen e kësaj ngjarjeje menjëherë u ngrit një grup i posaçëm hetimor, me ekspertët më të mirë të Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe të DVP Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Si rezultat i punës profesionale të bërë nga grupi i posaçëm hetimor, u bë i mundur grubmbullimi i provave që çuan në identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e ngjarjes.

Për këtë, nga Departamenti i Policisë Kriminale, Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, RENEA, FNSH Tiranë dhe Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Durrës, mbi bazën e provave të grumbulluara nga puna hetimore, u finalizua operacioni policor i koduar “Shën Vlash ”, në kuadër të të cilit u bë zbulimi, identifikimi, kapja dhe ndalimi i shtetasve:

A. N., 33 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”;

K. A., 22 vjeç, banues në Durrës;

Në vijim të veprimeve, në një kanal midis Shkozetit dhe Nishtullës, nga Forcat Speciale “Renea” u bë e mundur gjetja e armëve të zjarrit të përdorura për të kryer krimin, ndërsa në Arapaj u gjet dhe automjeti i përdorur nga këta shtetas.

Falë veprimeve profesionale dhe hetimore të kryera nga grupi i posaçëm hetimor u bë e mundur edhe zbardhja e ngjarjes së ndodhur më datë 02.03.2020, në lagjen nr. 14, në rrugën “Vath Truja”, Durrës, ku mbetën të vrarë me armë zjarri shtetasit D. Sh., 35 vjeç dhe A. A., 24 vjeç, ngjarje për të cilën dyshohet se autorë janë dy shtetasit e arrestuar.

Po nga hetimet e kryera dhe këqyrja e vendit të ngjarjes rezulton se mekanizmi i kryerjes së krimit në të dyja ngjarjet është i ngjashëm dhe shkaku dyshohet të jetë prishja e pazareve për aktivitetin kriminal.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 armë zjarri kallashnikov, municion luftarak, 12 aparate telefonik të përdorur e prova të tjera të vlefshme që do i shërbejnë hetimit për dokumentimin e plotë të këtyre ngjarjeve.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këto ngjarje, por për aryse hetimi nuk bëjmë me dije detaje të tjera.

Zbardhja e këtyre ngjarjeve erdhi si rezultat i një bashkëpunimi, koordinimi dhe profesionalizmi mes disa strukturave, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Falënderoj Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe në mënyrë të veçantë prokurorin Gëzim Veizi, për bashkëpunimin, mbështetjen dhe profesionalizmin e treguar dhe dua të siguroj qytetarët se Policia e Shtetit është tërësisht e angazhuar dhe e vendosur për të luftuar krimin e organizuar dhe krimin në përgjithësi, si dhe ftoj qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 apo në Komisariatin Dixhital çdo rast të paligjshmërisë.

Etiketa: Ardi Veliudrejtori i Përgjithshëm i PolicisëDurrësZbardhen dy ngjarje të rënda kriminale

Të Lidhura

Vlorë/ Kamerat kapin momentin, i riu i dehur dëmton bizneset në qendrën tregtare –

Vlorë/ Kamerat kapin momentin, i riu i dehur dëmton bizneset në qendrën tregtare –

nga 27
19:16 | 06/04/2026
0

Në një qendër tregtare në Vlorë, një person i dehur dhe nën ndikimin e lëndëve narkotike ka hyrë në ambientet...

Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre –

Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre –

nga 27
19:08 | 06/04/2026
0

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Denion Meidani ka rikonfirmuar mbështetjen për studentët shqiptarë që protestuan sot, duke nënvizuar se e...

Heroi i mbijetesës, sulmuesi i Kombëtares realizon në momentin vendimtar –

Heroi i mbijetesës, sulmuesi i Kombëtares realizon në momentin vendimtar –

nga 27
18:54 | 06/04/2026
0

Sulmuesi Marvin Çuni ka gjetur më në fund rrugën e rrjetës me skuadrën e Barit në Serinë B, në triumfin...

VIDEO/ Shpendi krijon panik në mbrojtje, Çezena përfiton nga autogoli –

VIDEO/ Shpendi krijon panik në mbrojtje, Çezena përfiton nga autogoli –

nga 27
18:30 | 06/04/2026
0

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Kristian Shpendi, ishte protagonist në barazimin 1 me 1 që skuadra e Çezenës regjistroi në shtëpi...

Para
Papërgjegjshmëria e ministrisë, deklaron të vdekur pacientin që ishte në koma

Ministria e Shëndetësisë: Shkon në 782 numri i të infektuarve, 9 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Vlorë/ Kamerat kapin momentin, i riu i dehur dëmton bizneset në qendrën tregtare –

Vlorë/ Kamerat kapin momentin, i riu i dehur dëmton bizneset në qendrën tregtare –

19:16 | 06/04/2026
Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre –

Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre –

19:08 | 06/04/2026
Heroi i mbijetesës, sulmuesi i Kombëtares realizon në momentin vendimtar –

Heroi i mbijetesës, sulmuesi i Kombëtares realizon në momentin vendimtar –

18:54 | 06/04/2026
VIDEO/ Shpendi krijon panik në mbrojtje, Çezena përfiton nga autogoli –

VIDEO/ Shpendi krijon panik në mbrojtje, Çezena përfiton nga autogoli –

18:30 | 06/04/2026
Rritje historike e çmimeve të perimeve në Tiranë, domatet dhe kastravecat +20% brenda ditës –

Rritje historike e çmimeve të perimeve në Tiranë, domatet dhe kastravecat +20% brenda ditës –

18:19 | 06/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Vlorë/ Kamerat kapin momentin, i riu i dehur dëmton bizneset në qendrën tregtare –
  • Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre –
  • Heroi i mbijetesës, sulmuesi i Kombëtares realizon në momentin vendimtar –
  • VIDEO/ Shpendi krijon panik në mbrojtje, Çezena përfiton nga autogoli –
  • Rritje historike e çmimeve të perimeve në Tiranë, domatet dhe kastravecat +20% brenda ditës –
  • “Futbolli është i padrejtë”/ Asani rrëfen zhgënjimin në Varshavë dhe ankthin nga Irani –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Vlorë/ Kamerat kapin momentin, i riu i dehur dëmton bizneset në qendrën tregtare –
  • Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com