Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masën “arrest me burg” për vrasësin e efektivit të FNSH-së së Shkodrës Ardian Kodra.
Gjatë seancës, shtetasi David Qosja është mbrojtur duke thënë se:
“Reagova me armë pasi policia më qëlloi. Nuk kisha qëllim të vrisja policin, doja që efektivët të mos hynin në banesë. Qëllova pasi në fillim u gjuajt drej banesës sime nga shtëpia e fqinjit”.