Zbulohet një tjetër grup armiqësor dhe shovinist shqiptar. Ky grup i rrezikshëm që frymon për Shqipërinë e Madhe dhe Çështjen Çame ndodhet tek skuadra e Juventusit, pesë herë rresht kampione e Italisë.
Në një foto të katër lojtarëve të saj, njëri prej tyre bën shenjën e shqiponjës.
Armiqtë e Greqisë janë: Juan Cuadrado, Paulo Dybala, Mario Lemina (ideator i komplotit) dhe i fundit Sami Khedira.
Për të gjithë këta ministri Panos Kammenos duhet të kërkojë pesë vjet burg.