Shtatë persona janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi kishin përshtatur ambientet e një hoteli për shfrytëzim prostitucioni si dhe për përdorimin e drogës.
Sipas policisë, në pranga është vendosur dhe pronari i hotelit, shtetasi me iniciale P.H. 52 vjeç. Gjatë kontrolleve të policisë, në njërën prej dhomave të hotelit është gjetur një sasi kokaine, një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.
Gjithashtu u gjetën dhe një sasi parash dhe peshore elektronike. Mësohet se në hotelin e 52-vjeçarit, ushtrohej dhe prostitucioni. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.