Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Arkitekti danez tërhiqet nga projekti i Teatrit Kombëtar

Nga Media 0

Firma Bjarke Ingels e arkitektit danez me të njëjtin emër është tërhequr nga projekti për ndërtimin e Teatrit Kombëtar. Tërheqjen e kanë konfirmuar për Exit.al burime të sigurta.

Në mars të 2018, Kryeministri Edi Rama publikoi projektin e hartuar nga Ingels për Teatrin e ri Kombëtar. Realizimi i të cilit do të bëhej nga kompania Fusha shpk, nëpërmjet një ligji special. Ky ligj, më vonë u kritikua nga Bashkimi Evropian si shkelje e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA). Qeveria, nga ana e saj, u përgjigj se nuk kishte buxhet të mjaftueshëm për të ndërtuar një teatër të ri.

Në faqen e saj të internetit, studio-ja Bjarke Ingels ende ka të listuar si klient zyrtar të sajin për projektin e teatrit, kompaninë Fusha, e cila ka përfituar shumë tendera të dyshimtë nga qeveria Rama.

Më herët, pyetur nga Exit.al, Ingels ka refuzuar të zbulojë kushtet e kontratës së tij me kompaninë Fusha- qeverinë shqiptare-duke e konsideruar atë një “marrëveshje konfidenciale“.

Teatri Kombëtar është një nga objektet e fundit të mbetura në Tiranë që nga periudha fashiste. Shembja e mundshme e tij nxiti protesta të shumta nga artistët dhe qytetarët. Protestat nxorrën në pah edhe grabitjen e një pjese të tokës nga Fusha. Ajo premtoi të ndërtonte një teatër të ri në këmbim të një sipërfaqeje të madhe toke publike, për të ndërtuar gjashtë kulla. Ky fakt dëmtoi rëndë edhe imazhin e vetëshpallur të Bjark Ingelsit, si një arkitekt kundër projekteve korruptive dhe që bien ndesh me të mirën publike.

Megjithatë, duket se nuk janë problemet sociale apo etike ato që e çuan Bjarke Ingelsin të braktiste projektin e lajthitjes së kryeministrit Rama, por problemet në lidhje me cilësinë e materialeve të ndërtimit.

Sipas burimeve të Exit.al, thuhet se Ingels donte të përdorte materiale me cilësi të lartë në ndërtimin e teatrit të ri. Por kompania Fusha kërkonte materiale të lira dhe me cilësi të ulët, si një mënyrë për të ulur kostot. Dhe, si rezultat, Ingels braktisi projektin.

Mënyra se si jepen tenderat për projektet publike nga qeveria shqiptare e nxit dhe më tepër uljen e kostove nga ana e kompanive. Meqenëse çmimi është caktuar paraprakisht bazuar në kriteret e papërcaktuara qartë, kompania fituese priret të përdorë materiale me cilësi të ulët, me qëllim nxjerrjen e një fitimi sa më të lartë. Prandaj cilësia e ndërtimit është sakrifikuar gjithmonë, me arsye kryesore fitimin e kompanisë.

Një shembull tjetër është Stadiumi Kombëtar, i cili ka humbur shumë nga elementet e tij të parashikuara në projekt, si rezultat i “uljes së kostove” nga ana e kompanisë së ndërtimit.

Zyra e marrëdhënieve me publikun e firmës Bjarke Ingels, refuzoi t’i përgjigjej pyetjeve të bëra nga Exit.al lidhur me tërheqjen e tyre nga projekti i Teatrit Kombëtar.

https://exit.al/2019/01/bjarke-ingels-terhiqet-nga-projekti-i-teatrit-kombetar/?fbclid=IwAR1k7FqFgLqzofKIV4IkMJZbgGNkJnP6Yga3kXkj2X9nOJhx66HK0bZEmsY

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej