Arenc Myrtezani për inceneratorin: Punoja për Zoton, por nuk e di çfarë bëri për pagesat – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Arenc Myrtezani për inceneratorin: Punoja për Zoton, por nuk e di çfarë bëri për pagesat

17:26 | 14/02/2022
në Kryesore
0

Arenc Myrtezani, ish-administratori i inceneratorit të Fierit ka dalë sot të dëshmojë para Komisionit Hetimor. Ai është shprehur se ka punuar për Klodian Zoton dhe se kishte njohje me Stela Gugallin e Mirel Mërtirin. I pyetur se përse pagesat kishin nisur të jepeshin direkt në momentin që është lidhur kontrata, kur si rregull, duhet të nisnin shtatë muaj pas firmosje së kontratës, ai tha se nuk kishte asnjë dijeni.

Më tutje ai ka deklaruar se, kompania për të cilën ai punonte është gënjyer për studimin e fizibilitetit të tokës ku do të ndërtohej përpunuesi. I pranishëm në Komisionin Hetimor, Myrtezani tha se kjo gjë ishte kuptuar më vonë që raporti ishte manipuluar për fizibilitetin e tokës.

 

Read more

Të sjell transkriptin e intervistës së ministrit të nd –

U përjashtua nga gara për kreun e PD-së, Gjykata e Tiranës refuzon Meremen –

Plagosje në Sarandë, goditet me thikë në gjoks një 42-vjeçar (Emri) –

Vrau dy vëllezër në Patos dhe një vajzë në Belgjikë, arrestohet pas 30 vitesh shqiptari në SHBA (Emri) –

Pjesë nga biseda:

Jorida Tabaku: Në cilën periudhe keni qenë në inceneratorin e Fierit

Arenc Myrtezani: Nga viti 216 deri në shtator të 2017

Jorida Tabaku: Cilët janë pronarët

Arenc Myrtezani: Klodian Zoto, kam punuar për të, kjo ishte dhe rrjedhoja që më bashkon me Fierin.

Jorida Tabaku: E njihni besoj zotin Zoto, po Stela Gugallin dhe Mirel Mërtirin?

Arenc Myrtezani: Në të njëjtat marrëdhënie

Jorida Tabaku: Ngaqë Mërtiri nuk është aksioner

Arenc Myrtezani: Jo, jo, janë njohje të vjetra, me babain e Stelës kam punuar. Mund ta shpjegoj më gjatë?

Jorida Tabaku: Jo për këtë komision nuk ka rëndësi, kur keni komunikuar për herë të fundit

Arenc Myrtezani: Shumë të rralla, ka një vit

Jorida Tabaku: Pse u larguat?

Arenc Myrtezani: Për shkak të distancës dhe problemeve shëndetësore

Jorida Tabaku: Cili është profesioni juaj

Arenc Myrtezani: Jurist

Jorida Tabaku: Keni njohuri në administrimin e mbetjeve

Arenc Myrtezani: Jo

Jorida Tabaku: A keni pasur informacione para se të niste kontrata e grupit të Fierit

Arenc Myrtezani: Jo, jam futur më mbrapa. Kam lidhje vetëm më zbatimin e kontratës.

Jorida Tabaku: Kompania kaloi nga aksoneri italia tek Patosi me vlerën 20 mijë lekë të reja, një kontratë që kushtonte mbi 20 milionë euro

Arenc Myrtezani: Jo, nuk kam dijeni

Jorida Tabaku: A ka lidhur kontrata për kredi

Arenc Myrtezani: Po, kam dijeni

Jorida Tabaku: Thuhej që nuk do të merrej kredi. Edmond Arqile Bllako punonte në këtë kompani?

Arenc Myrtezani: Jo, jam i sigurtë

Jorida Tabaku: E mbani mend listën e kontratorëve? Merrnit shërbime nga kompanitë e Zotos dhe të Mërtirit

Arenc Myrtezani: Unë jam marrë me terrenin, me pak probleme me banorët, sistemin, rrethimin e këto gjëra. Me ITS është lidhur kontratë për zhvillimin, kaq, gjë tjetër nuk di.

Jorida Tabaku: Ka filluar zbatimi më vonë dhe nuk është zbatuar kalendari i punimeve, jus apo thatë disa arsye që lidhen me banorët, i keni ndaluar pagesat?

Arenc Myrtezani: Nuk e kujtoj dot këtë pjesë?

Jorida Tabaku: Keni informacione kontakte për pagesat, pasi fillon 7 muaj pas firmosjes së kontratës, ndërkohë që u filluan menjëherë. Keni dijeni?

Arenc Myrtezani: Jo, s’kam dijeni, kjo erdhi si rrjedhojë e një kontrate të lidhur mes dy kompanive. Kemi filluar më parë se të bëheshin këto me sistemimet e këto, shkuam si top futbolli, s’kuptohej gjë se çfarë bëhej.

 

Etiketa: abuzimFierinceneratiore

Të Lidhura

Të sjell transkriptin e intervistës së ministrit të nd –

Të sjell transkriptin e intervistës së ministrit të nd –

nga 27
11:24 | 13/05/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj artikullit të gazetarit Eddy Wax në Bruksel lidhur me debatin mbi marrëveshjen Shqipëri-Itali për...

U përjashtua nga gara për kreun e PD-së, Gjykata e Tiranës refuzon Meremen –

U përjashtua nga gara për kreun e PD-së, Gjykata e Tiranës refuzon Meremen –

nga 27
11:16 | 13/05/2026
0

Gjykata e Tiranës i ka kthyer mbrapsht padinë kandidatës së përjashtuar nga gara për kreun e Partisë Demokratike, Mereme Sela,...

Mister në Sarandë! 48-vjeçari grek dërgohet i pajetë në spital dhe braktiset nga shoqëruesit –

Plagosje në Sarandë, goditet me thikë në gjoks një 42-vjeçar (Emri) –

nga 27
11:00 | 13/05/2026
0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak minuta më parë në lagjen nr. 1 në Sarandë, ku një person ka...

Vrau dy vëllezër në Patos dhe një vajzë në Belgjikë, arrestohet pas 30 vitesh shqiptari në SHBA (Emri) –

Vrau dy vëllezër në Patos dhe një vajzë në Belgjikë, arrestohet pas 30 vitesh shqiptari në SHBA (Emri) –

nga 27
10:38 | 13/05/2026
0

Një rast i fshehur prej shumë vitesh dhe i dalë në dritë vetëm së fundmi po bën bujë. Bëhet fjalë...

Para
Vrasja e Xhuliana Topallit, babai: Unë askënd s’kam për të falur, drejtësia le të veprojë

Emri/ Vrau 47-vjeçarin në Shkodër për gjakmarrje, arrestohet autori

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Të sjell transkriptin e intervistës së ministrit të nd –

Të sjell transkriptin e intervistës së ministrit të nd –

11:24 | 13/05/2026
U përjashtua nga gara për kreun e PD-së, Gjykata e Tiranës refuzon Meremen –

U përjashtua nga gara për kreun e PD-së, Gjykata e Tiranës refuzon Meremen –

11:16 | 13/05/2026
Mister në Sarandë! 48-vjeçari grek dërgohet i pajetë në spital dhe braktiset nga shoqëruesit –

Plagosje në Sarandë, goditet me thikë në gjoks një 42-vjeçar (Emri) –

11:00 | 13/05/2026
Vrau dy vëllezër në Patos dhe një vajzë në Belgjikë, arrestohet pas 30 vitesh shqiptari në SHBA (Emri) –

Vrau dy vëllezër në Patos dhe një vajzë në Belgjikë, arrestohet pas 30 vitesh shqiptari në SHBA (Emri) –

10:38 | 13/05/2026
Mishi brazilian rezulton jashtë standardeve! BE e ndalo ndë rsa Shqipëria e ka importues kryesor –

Mishi brazilian rezulton jashtë standardeve! BE e ndalo ndë rsa Shqipëria e ka importues kryesor –

10:32 | 13/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Të sjell transkriptin e intervistës së ministrit të nd –
  • U përjashtua nga gara për kreun e PD-së, Gjykata e Tiranës refuzon Meremen –
  • Plagosje në Sarandë, goditet me thikë në gjoks një 42-vjeçar (Emri) –
  • Vrau dy vëllezër në Patos dhe një vajzë në Belgjikë, arrestohet pas 30 vitesh shqiptari në SHBA (Emri) –
  • Mishi brazilian rezulton jashtë standardeve! BE e ndalo ndë rsa Shqipëria e ka importues kryesor –
  • Mafia po i pastron paratë në hotelet e Shqipërisë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Të sjell transkriptin e intervistës së ministrit të nd –
  • U përjashtua nga gara për kreun e PD-së, Gjykata e Tiranës refuzon Meremen –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com