• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ardian Vehbiu si Konica, sjell Shqipërinë në sytë e zotit Shyti

15:22 | 05/05/2016
në Uncategorized
0

 

“Ndërhyrjet e zotit Shyti” është libri më i ri i publicistit Ardian Vehbiu, botuar nga Dudaj, që nga mënyra se si është shkruar ngjan me ironinë e Konicës në “Dr.Gjilpëra”.  Tematikat që ai trajton janë të ndryshme dhe enden mes emrash e çështjesh të ndryshme, duke nisur me: tabunë seksuale, gjestin e Nënë Terezës te varri i Enver Hoxhës, dijen dhe intelektin, çështjet e mbajtjes së trupit në formë dhe mëkatarëve, lindjen e kapitalizmit letrar dhe roleve të këmbyeshme mes shkrimtarit e lexuesit, një “debat” për një roman mbi një marrëdhënie incestuale, një koment për zhvillimet politike hipotetike, për këngëtaret që kanë zë të bukur (e që jo doemos duhet të jenë të bukura), ndalet te toleranca fetare e shqiptarëve, mandej inskenimet lebetitëse dhe një ndalesë te çështja LGBT, një vështrim mbi higjienën intime kombëtare, një qasje ndaj përgjimeve të shtetit apo të spiunazhit, për qortimet e bëra diku në inboks, diç e vogël për Luftën e Parë Botërore, në vijim janë: përgojimet, letërsia shqipe në Perëndim, një qasje ndaj lidhjeve të krimit dhe kulturës, shtetin e mbikëqyrjes dhe kamerave, një koment mbi/për ata që vranë të atin­Enverin mbasi e kishin adhuruar, për sozitë në politikë, e jo vetëm”, shkruan Gazeta Shqiptare.

Lexo edhe

Ushtrimet fizike që ju eksitojnë për 3 minuta –

Vuçiç ishte në ambasadën ruse në Beograd kur u rrëmbyen 3 policët shqiptarë –

Shtëpia e Bardhë konfirmon vizitën e Blinken në Pekin –

Autori në hapje të librit shkruan “Dy fjalë lexuesit”, ku sqaron zanafillën e këtij libri, ndërtimin e tij dhe më tej. “Qoftë nderhyrjet-e-zotit-shyti-1024x1462edhe vetëm dhjetë vjet më parë, ky libër do të kish qenë për mua i pakonceptueshëm. Jo për nga ndërtimi, sepse letërsisë nuk i mungojnë personazhet burra në moshë të shtyrë, të rrethuar nga miq, nxënës e ndjekës, që flasin mbarë e mbrapsht për çështjet e ditës dhe ato të përjetshmet; së paku që nga Sokrati i dialogëve të Platonit e këtej”, thotë ai.

Pjesë nga libri;

Llojet e Inkompetentëve

  1. Inkompetenti që thjesht nuk di dhe e di që nuk di. Kjo lloj inkompetence nuk ndeshet shpesh, përveçse kur një post i bëhet dikujt dhuratë, edhe të gjithë e kanë të qartë, përfshi edhe atë person vetë, se ky emërim është pa kuptim, madje më keq akoma është fyerje për të gjithë. Ky lloj inkompetenti që e di se nuk di nuk rrezikon asgjë, pa pyetur të paktën vartësit.
  2. Inkompetenti që nuk di por që hiqet se di. Ky është më e rrezikshmi, sepse personi që nuk di ose di pak, por që hiqet se di ose di shumë, mund të bëjë dëme të mëdha. Ky është lloji më i përhapur i inkompetencës, që mbahet gjallë nga doktoraturat, specializimet, ëorkshopet, konferencat simpoziumet etj.
  3. Inkompetenti që nuk di, por që nuk e di që nuk di, madje ndonjëherë nuk e di dhe se çfarë duhej të dinte. Ky lëviz si në jerm, si në kllapi, ose si i verbëri në pazarin e gjësë së gjallë, duke u përplasur me të gjithë dhe duke u kërkuar pastaj të falur; sepse nuk kupton asgjë nga çfarë po i ndodh rreth e rrotull…
  4. Inkompetenti që di por nuk do. Ky përton të lodhë kokën, ose beson se duhej ta paguanin shumë më tepër, ose ta mbulonin me nderime, ose ngaqë e ka mendjen në punë a në qejfe të tjera. Ky lloj inkompetenti është pak megaloman por kur arrin të dëmtojë, dëmet i sjell katastrofike.
  5. Inkompetenti që di, por që kujton se nuk di, ose që nuk e di që di; sepse ndonjë shef a ministër do ta ketë tërrorizuar aq shumë, sa ky ta kalojë një pjesë të ditës me ideacione të vetëvrasjes, meqë i duket vetja parazit, gje e kotë, mashtrim që herët a vonë do t’i dalë boja; sepse ai që di por që kujton se nuk di jeton me frikën se një ditë do t’ia çjerrin maskën.

 

Skeda:

Ndërhyrjet e zotit Shyti

Autor: Ardian Vehbiu

Gjinia: Rrëfime

Viti i botimit: 2016

Nr. faqe: 216

ISBN: 978-99943-0-438-7

Çmimi: 800Lekë

Të Lidhura

Ushtrimet fizike që ju eksitojnë për 3 minuta –

Ushtrimet fizike që ju eksitojnë për 3 minuta –

nga 27
16:28 | 14/06/2023
0

Një studim i ri sugjeron se meshkujt që kryejnë vetëm disa minuta ushtrime të forta kanë më shumë gjasa të...

Vuçiç ishte në ambasadën ruse në Beograd kur u rrëmbyen 3 policët shqiptarë –

Vuçiç ishte në ambasadën ruse në Beograd kur u rrëmbyen 3 policët shqiptarë –

nga 27
16:12 | 14/06/2023
0

Media serbe “Nova.rs” raporton se Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në momentin kur brenda territorit të Kosovës u rrëmbyen tre...

Shtëpia e Bardhë konfirmon vizitën e Blinken në Pekin –

Shtëpia e Bardhë konfirmon vizitën e Blinken në Pekin –

nga 27
15:58 | 14/06/2023
0

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë konfirmuar vizitën e shumëpritur të Sekretarit të Shtetit Anthony Blinken në Kinë këtë fundjavë...

Al Khelaifi kërkon 100 mln euro plus një nga super yjet e Real Madrid për Mbappe –

Al Khelaifi kërkon 100 mln euro plus një nga super yjet e Real Madrid për Mbappe –

nga 27
15:54 | 14/06/2023
0

Lamtumira e të lindurit në Bondy nga PSG-në duket se do bëhet, diçka që do të ishte shumë afër të...

Para
Palmira nuk ka vdekur, në të do të luhet muzikë

Palmira nuk ka vdekur, në të do të luhet muzikë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kriminelët në veri të Kosovës

Kosova është shtet dhe shtetet llogariten si të barabartë –

17:00 | 21/09/2023
Nxënësit mësojnë në lokale, Juliana e Dimalit i jep 700 MLN lekë të shkollës Yzedin Bozhajt –

Nxënësit mësojnë në lokale, Juliana e Dimalit i jep 700 MLN lekë të shkollës Yzedin Bozhajt –

12:11 | 21/09/2023
Nis programi i kredive të lehtësuara për mjekët, policët e ushtarakët –

Nis programi i kredive të lehtësuara për mjekët, policët e ushtarakët –

11:22 | 16/09/2023
Gjykata lë në burg 29 të arrestuarit e operacionit “Tempulli” –

Gjykata lë në burg 29 të arrestuarit e operacionit “Tempulli” –

12:57 | 15/09/2023
Shisnin drogë në lokal, arreston katër persona në Krumë –

Shisnin drogë në lokal, arreston katër persona në Krumë –

12:57 | 15/09/2023

Më Të Lexuarat

  • Kosova është shtet dhe shtetet llogariten si të barabartë –
  • Nxënësit mësojnë në lokale, Juliana e Dimalit i jep 700 MLN lekë të shkollës Yzedin Bozhajt –
  • Nis programi i kredive të lehtësuara për mjekët, policët e ushtarakët –
  • Gjykata lë në burg 29 të arrestuarit e operacionit “Tempulli” –
  • Shisnin drogë në lokal, arreston katër persona në Krumë –
  • Beteja me flakët, flet kreu i Sindikatës së zjarrfikësve: Kopshtet në rrezik nga veshja…

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kosova është shtet dhe shtetet llogariten si të barabartë –
  • Nxënësit mësojnë në lokale, Juliana e Dimalit i jep 700 MLN lekë të shkollës Yzedin Bozhajt –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com