Arben Manaj-Robert Ndrenikës: Babën e kam gjallë, siç ke ti partinë e Phenianit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Arben Manaj-Robert Ndrenikës: Babën e kam gjallë, siç ke ti partinë e Phenianit

19:30 | 26/03/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Ditën e djeshme aktori Robert Ndrenika u bë zëri dhe imazhi i spotit të Partisë Socialiste, përmes të cilit kryeministri Rama kërkoi mandatin e tretë, meqë si sukses të qeverisë po shet prishjen e Teatrit Kombëtar.

Përfshirja e Ndrenikës në fushatë ka sjellë një lumë komentesh negative ndaj aktorit të mirënjohur. Ata i kujtonin atij qëndrimet e para për Teatrin Kombëtar dhe komentet se kishte frikë se mos ia hiqnin pensionin.

Më vonë ishte dhe vetë Ndrenika, ai i cili reagoi për sharjet dhe fyerjet në drejtim të tij, ku specifikoi komentin e gazetarit Arben Manaj, të cilit i kujtoi të atin Ali Manaj, madje ia bëri të vdekur.

Read more

Barazim pa gola mes Milanit dhe Juventusit, VAR prish festën e Turam –

Festë e çmendur, futbollisti i Kombëtares shqiptare feston titullin kampion –

Bleona Qereti pjesë e darkës së Shtëpisë së Bardhë ku u qëllua me armë, këngëtarja ndan pamje para sulmit! –

Nuk kemi hequr dorë nga kampionati –

Polemika e Arben Manajt vazhdon, tek i kujton aktorit të madh se më herët ka qenë deputet i PD-së, kurse sot pranon të jetë në të njëjtën parti me ish-kryetarin e Kuvendit në kohën e Dullës.

Mesazhi i Robert Ndrenikës për Arben Manaj:

O Zot çfarë çudirash ndodhin në këtë botë! Djali i shokut Ali Manaj më shan se paskam bërë një spot për fushatën elektorale. Nuk jam kundër, por vetëm se më shan nga Londra… Nga ore nga ? Nga Londra! Në vitet 1967 dëgjova emisionin e fundit të Radio Londrës në gjuhën Shqipe …U mërzitëm se menduam që Anglia nuk po na përfill si popull. Dhe sot ky ga…ruci më shan nga Londra!

Nuk do kisha thënë as gjysmë fjale po të më shante nga Pheniani, se kështu do të preheshin të qeta eshtrat e shokut Ali Manaj (sekretar i parë në Gjirokastër) Perëndia të më ndjejë!

Replika e Arben Manajt:

I dashur Robert,

Lexova me dhimbje sharjet dhe epitetet me organe mashkullore në adresën time, madje edhe mallkimet me ndjellje vdekje për babain tim! Thonë se nga këto të fundit të shtohet jeta!

Gjithsesi, unë kam respekt maksimal për ty si aktor dhe kaq, për të tjerat i ke në postimin tim në FB!

Më pëlqeu referenca ndaj Phenianit, vendi i cili bën votime pa asnje parti, siç beri partia jote e re, e cila e imitoi Phenianin në zgjedhjet e fundit lokale, pasi partia jote e vjetër është PD-ja, deputet i së cilës ju krenarisht keni qenë!

Babai im më lejon t’ju informoj nuk ka vdekur dhe është gjallë e shumë mirë në Londër, edhe pas mallkimit tënd, dhe ka bërë edhe vaksinën, jo si personalitet, siç bëhen në Shqipëri!

Nuk i kam thënë që më ke sulmuar si në kohën e tij, nga pozicioni i luftës së kllasave!

Por, jam i sigurtë se do gëzohet shumë që një njeri si ju që keni qenë “me njollë” në biografi në kohën e karrierës së tij politike gjatë komunizmit, ka lënë PD që ai e urren dhe është futur në partinë e tij!

Është fiks, siç thoni ju në postimin sharës-mallkues: “O Zot çfarë çudirash ndodhin në këtë botë!”.

Një ish-deputet i PD-së antikomuniste, në të njëjtën parti me ish-Kryetarin e Parlamentit Shqiptar në kohën e komunizmit!!!

Ai kënaqet pa masë duke parë në satelit filmat e realizmit socialist në Digitalb, ku ju i Madhi Robert Ndrenika, keni shkëlqyer me klasin tuaj të aktrimit, ndaj të cilit unë si shumë shqiptarë, përulem me shumë respekt!

Dhe vetëm për kaq, jo me shumë!

Etiketa: Ali ManajArben ManajArben Manaj-Robert Ndrenikës: Babën e kam gjallë siç ke ti partinë e PhenianitPhenianiReplikaRobert Ndrenikasekretar i parë në GjirokastërTeatri Kombëtar

Të Lidhura

Barazim pa gola mes Milanit dhe Juventusit, VAR prish festën e Turam –

Barazim pa gola mes Milanit dhe Juventusit, VAR prish festën e Turam –

nga 27
23:26 | 26/04/2026
0

Është mbyllur në barazim pa gola supersfida e javës së 34-të të Serisë A, mes Milanit dhe Juventusit. Në “San...

Festë e çmendur, futbollisti i Kombëtares shqiptare feston titullin kampion –

Festë e çmendur, futbollisti i Kombëtares shqiptare feston titullin kampion –

nga 27
22:32 | 26/04/2026
0

Dinamo Zagrebi i Arbër Hoxhës, u shpall zyrtarisht kampion për herë të 36-të në histori, pas triumfit 2 me 1...

Bleona Qereti pjesë e darkës së Shtëpisë së Bardhë ku u qëllua me armë, këngëtarja ndan pamje para sulmit! –

Bleona Qereti pjesë e darkës së Shtëpisë së Bardhë ku u qëllua me armë, këngëtarja ndan pamje para sulmit! –

nga 27
22:00 | 26/04/2026
0

Këngëtarja dhe aktorja shqiptare Bleona Qereti, e cila prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka qenë pjesë...

Nuk kemi hequr dorë nga kampionati –

Nuk kemi hequr dorë nga kampionati –

nga 27
21:50 | 26/04/2026
0

Vora ka befasuar kampionët e Egnatias, teksa ka fituar 0-2 në Rrogozhinë. Skuadra nga Vora shënoi dy gola në pjesën...

Para
Kel Demi: Edi Rama, ky erdoganist i pabërë synet (film)

Kel Demi: Edi Rama, ky erdoganist i pabërë synet (film)

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Barazim pa gola mes Milanit dhe Juventusit, VAR prish festën e Turam –

Barazim pa gola mes Milanit dhe Juventusit, VAR prish festën e Turam –

23:26 | 26/04/2026
Festë e çmendur, futbollisti i Kombëtares shqiptare feston titullin kampion –

Festë e çmendur, futbollisti i Kombëtares shqiptare feston titullin kampion –

22:32 | 26/04/2026
Bleona Qereti pjesë e darkës së Shtëpisë së Bardhë ku u qëllua me armë, këngëtarja ndan pamje para sulmit! –

Bleona Qereti pjesë e darkës së Shtëpisë së Bardhë ku u qëllua me armë, këngëtarja ndan pamje para sulmit! –

22:00 | 26/04/2026
Nuk kemi hequr dorë nga kampionati –

Nuk kemi hequr dorë nga kampionati –

21:50 | 26/04/2026
Nuk ka arsye të ketë qenë hakmarrje –

Nuk ka arsye të ketë qenë hakmarrje –

21:42 | 26/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Barazim pa gola mes Milanit dhe Juventusit, VAR prish festën e Turam –
  • Festë e çmendur, futbollisti i Kombëtares shqiptare feston titullin kampion –
  • Bleona Qereti pjesë e darkës së Shtëpisë së Bardhë ku u qëllua me armë, këngëtarja ndan pamje para sulmit! –
  • Nuk kemi hequr dorë nga kampionati –
  • Nuk ka arsye të ketë qenë hakmarrje –
  • Ekzekutimi në Lezhë, ja kush është çifti Kreshnik dhe Gentjana Mujeci (FOTOT) –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Barazim pa gola mes Milanit dhe Juventusit, VAR prish festën e Turam –
  • Festë e çmendur, futbollisti i Kombëtares shqiptare feston titullin kampion –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com