Arben Llalla: Ja si u manipulua Historia për Çamërinë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Arben Llalla: Ja si u manipulua Historia për Çamërinë

22:10 | 21/06/2016
në Shqiperi
0

“Kam 20 foto të Vangjel Dules të veshur si dhjak, dhe ai e di kush m’i ka dhënë”

Një shqiptar i Labërisë zbulon anët më të errëta të genocidit grek në Çamëri. Fjala nuk është për teori konspirative, por për një të vertetë tragjikisht të hidhur që i ka kushtuar jetën qindra mijëra personave, si dhe ka sjellë zhvendosjen, e qindra mijëra të tjerëve.

“Kolaboracionistët grekë, projektuesit dhe udhëheqësit e genocidit grek në Çamëri”, është libri më i fundit i studiuesit Arben Llalla. Ky i fundit, sa herë “lëshon zë” me shkrime apo libra duket se është i destinuar të bëjë zhurmë, apo të ngrejë ortekë dyshimesh, reagimesh e mallkimesh për anë të panjohura të historisë. Kësaj here, Llalla ka hyrë në zemrën e “Kalit të Trojës”, në arkivat greke dhe falë publikimit të shumë fotove ekskluzive dhe faksimileve ai sjell një anë të pafaktuar më parë të Çështjes së Çame, manipulimin e Athinës zyrtare si nevojë për të justikuar genocidin.

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

2

***

“Mbrojtja më e mirë është sulmi.”

Kështu mund të shikohen fjalitë e ngutshme të kryediplomatit helen Kotzias pas asj pritje që çamët i bënë përpara Ministrisë së Jashtme ne Tiranë. Fjalitë e Kotzias, ku shkëlqeu togëfjalëshi se shpërngulja e çamëve erdhi pas bashkëpunimit të tyre me nazistët, duket se hapën një kuti të motmotshme Pandore për mënyrën sesi zyrtarisht grekët duan të na tregojnë se shikojnë çamët dhe pas të cilave do të fshihet dhe vetë numri një i diplomacisë greke. Në librin “Kolaboracionistët grekë, projektuesit dhe udhëheqësit e genocidit grek në Çamëri”, Arben Llalla publikon foto që demaskojnë fotografitë e montuara, mbi bazën e të cilave Greqia pretendon se ka provuar bashkëpunimin e çamëve me pushtuesit nazifashistë. Llalla gjatë një intervist në Televizionin Publik Shqiptar ka bërë të ditur se ka arritur që të dokumentojë me foto të siguruara nga arkivat greke manipulimin disa dekadësh. Sipas tij në fotot e serviruara nga “Athina zyrtare” janë përdorur foto që në të vërtetë nuk janë bërë në Çamëri, por në disa zona të Shqipërisë (Tiranë), në Kosovë (Prizren) dhe deri në Bosnje-Hercegovinë. Ai ka krahasuar fotot zyrtare greke me fotot e gjetura në arkiva dhe ka dëshmuar në libër manipulimet e historisë. Me zë dhe figurë Arben Llalla premtoi dje se do të dorëzojë diplomën e historianit, nëse gjendet një koleg grek apo akademik që provon se çamët kanë patur lidhje bashkëpunimi me nazistët apo fashistët. Megjithëse përballë vështirësisë së mbylljes së arkivave greke që datojnë nga vitet 1900 për historianët shqiptarë, Llalla ka sqaruar se as për të nuk ka qenë e lehtë sigurimi i fotove që dëshmojnë të kundërtën e pretendimeve greke. I pyetur nëse ka patur formacione çame që kanë bashkëpunuar me nazistët, historiani Llalla sqaroi se ka patur një formacion rreth 100 personash që kanë ruajtur pasuritë në zonën e Çamërisë pasi në vitet ’40  ka patur një krizë të madhe ekonomike në Greqi si pasojë e luftës. Sipas tij këta persona kishin marrëdhënie administrative, ruanin fshatin, por nuk  kanë qenë bashkëpunëtorë me dokumente juridike, si dhe nuk kanë patur aktivitet politik dhe as ushtarak.

“Kanë qenë me veshje popullore”, sqaron historiani të cilit në ndihmë të tezës së tij i shkojnë dhe dëshmitë historike të njërit prej drejtuesve të shtetit fashist Kontit Çiano, i cili ka thënë se nuk e fituan dot luftën italo-greke, pasi nuk u ndihmuan nga shqiptarët. Një perde ngrihet në librin “Kolaboracionistet grekë, projektuesit dhe udhëheqesit e genocidit grek në Çamëri” edhe në lidhje me rolin e prelatëve të kishës ortodokse gjatë Luftës së Dytë Botërore. Sipas Llallës klerikët e lartë kanë patur një rol negativ në spastrimet etnike si të hebrenjve, të sllavo- maqedonasve apo dhe çamëve.

5

“Greqia gjatë luftës dhe pas saj spastroi pakicat dhe sot ka pakica të fshehura që nuk i njeh”, thotë Llalla. Ndërsa në lidhje me ministrin e jashtëm grek Nikos Kotzias dhe afërsinë e gjakut me Kostandin Kotzias, i njohur si bashkëpunëtor i nazistëve, Llalla sqaron se ai i është referuar dy mediave të ndryshme greke që e kanë patur të publikuar që në 2015 se dy Kotzias ishin nip dhe gjysh.

Sipas Llallës javët e fundit është bërë një kërkese zyrtare për t’ia hequr një prej shesheve kryesor të Athinës, emrin e Kostandin Kotzias, të njohur jo vetëm si bashkëpunëtor me pushtuesin nazist, por edhe si mik personal i Goebbels-in hitlerian. Ndërsa përballë pyetjes sesi ka mundësi që Napoleon Zerva ndërmori një spastrim si ai i çamëve dhe aleatët nuk ndërhyjnë, Llalla thotë se e gjitha ka qenë një tragjedi e toleruar, pasi shumica e shqiptarëve përkrahnin partizanët këtej dhe andej kufirit. Pas luftës ishte ndarë që Greqia do t’i ngelej kampit perëndimor, ndaj ai mendon se britanikët përkrahën Zerven që të dobësonin dhe rrënonin partizanët dhe mbështetjen ndaj tyre.

***

Një mesazh Arben Llalla ka edhe për kreun e PBDNJ-së, Vangjel Dule. Pasi publikoi disa muaj më parë foto të Dules i veshur dhjak, në krah të Janullatosit, Llalla sqaron se fotot flasin me shume se 1000 fjalë. Ai ka deklaruar se nuk ka vetëm atë foto, pasi zotëron dhe 4 të tilla. Ai sqaron se ka mbi 20 foto të bëra në kohë dhe vende të ndryshme të Dules si dhjak i kryepeshkopit Janullatos.

“Unë nuk e di pse i dhëmb atij? Unë kam disa foto ku ai ka dalë në vite të ndryshme me veshjen e dhjakut në disa fshatra të jugut. Shumë materiale që unë kam botuar për të dhe për kryepeshkopin më vijnë nga njerëz të tyre të afërt që shikojnë aktivitetin e tyre antishqiptar,” ka thënë Llalla.

Libri “Kolaboracionistet grekë, projektuesit dhe udhëheqësit e genocidit grek në Çamëri” pritet të ribotohet së shpejti, pasi vetëm në dy javë pas botimit janë shitur kopjet që dolën në qarkullim.

Etiketa: arben llallaCamerigenocidi grekkolaboracionistët grekëNapoleon ZervaNikos KotziasVangjel Dule

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
Durrës/ Dy anije peshkimi humbin kontaktet që nga dita e djeshme

Durrës/ Dy anije peshkimi humbin kontaktet që nga dita e djeshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com