Aplikimi për në NATO i Suedisë dhe Finlandës, ka bërë që presidenti amerikan Joe Biden t’i presë ditën e nesër në Shtëpinë e Bardhë liderët e këtyre shteteve.
Presidenti i SHBA-ve, kryeministrja suedeze Magdalena Andersson dhe presidenti i Finlandës Sauli Niinist do të diskutojnë gjithashtu “sigurinë evropiane, si dhe forcimin e partneriteteve tona të ngushta në një sërë çështjesh globale dhe mbështetjen për Ukrainën”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre.
Sakaq, parlamenti finlandez votoi sot pro anëtarësimit në NATO. Ndërsa më herët gjatë ditës, Ministrja e Jashtme suedeze Anne Linde nënshkroi ofertën historike të Suedisë për t’u bashkuar me aleancën ushtarake