“Anti-shpifja” që jua shpifi të gjithëve – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Anti-shpifja” që jua shpifi të gjithëve

16:28 | 24/01/2020
në Shqiperi
0

Nga Luçiano Boçi 

Paketa anti-shpifje vazhdon të prodhojë reagime mosaprovuese në shumë nivele.

Zërat e ndryshëm që e kundërshtojnë për herë të parë duket se u bënë bashkë. Tanimë nuk janë vetëm shoqatat e pro e antiqeveritare që e kundërshtojnë paketën, nuk është vetëm politika, nuk janë vetëm gazetarët, pedagogët, specialistët e fushës, por dhe institucionet evropiane e më gjërë.

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Gjysëm-kundërshtimit të , për shkak të gishtit përpjetë të mbetur ende aty, i është shtuar reagimi i thekshëm i KiE.

Arsyeja e gjithë këtij përbashkimi është fare e thjeshtë. Anti-shpifja dhe qeveria me qëllimet e saj të shpifura jua kanë shpifur të gjithëve.

Dhe në këtë përjetim dërgimi i saj në “Venecia” nga KiE, ngjan të jetë këmbana e fundit paralajmëruese për qeverinë. Asaj i kërkohet dhe njëherë “butë” që ajo të reagojë “fort” dhe të heqë dorë nga kryqëzata e ndërmarrë ndaj fjalës së lirë dhe medias online.

Në vend të mea culpa-s mazhoranca hodhi dorezën e duelit në shesh me një actio bellica, duke rrëzuar, siç ka bërë rëndom, dekretin e presidentit për kthimin mbrapsht të paketës.

Përgjigja nervozuese e qeverisë ndaj aktit të KiE, i hedh kështu benzinë zjarrit të ndezur dhe përplasjeve të vazhdueshme midis tyre. Përplasje që janë prodhuar pikërisht për ndryshimet e herë pas hershme dhe arnimet e ndërhyrjet arbitrare që qeveria Rama i ka bërë ligjit për mediat audiovizive.

Ligji në fjalë u konsultua dhe u hartua me mbikqyrjen e vazhdueshme të specialistëve të BE dhe KiE. Qëllimi ishte siguria e lirisë së medias nga kapja politike dhe interesave të ditës dhe rregullimi i tregut mediatik.

Mospërfshirja e atëhershme e medias online nuk kishte të bënte me peshën e vogël që këto media zinin në hapësirën mediatike shqiptare, sesa me bindjen e qasjen evropiane që këto media i nështrohen vetërregullimit.

Por pushteti i ri nën delirin e shkëlqimit dhe të madhështisë, nisi hap pas hapi të godasë një nga ligjet më të reja dhe më të mira të miratuara me konsensus politik e ndërkombëtar.

Në terren bëri të njëjtin veprim, duke sulmuar zërat kundër, gjë që çoi dhe në mbylljen e Agon chanel. Pas ndryshimeve në nene të veçanta, që i hapën rrugë kontrollit politik të AMA-s, ligji i medias u deformua në thelbin e tij dhe u zhvesh nga neni themelor, ai i pronësisë, i cili përcaktonte raportet e aksionmbajtësve. Raportet e vendosura, synonin prishjen e hegjemonisë së interesave të pronarëve.

Ndonëse vendimi u stimulua në rrugë gjyqësore, propozuesi i tij në komision ishte Balla, kryetari i grupit socialist dhe aprovues ishte vetë AMA, tashmë e drejtuar politikisht nga grupet mediatike dominante.

Reagimi i atëhershëm i KiE ishte i ashpër dhe në letërkëmbimin me kuvendin, u kërkua mosndryshimi i ligjit.

Qeveria nuk i konsideroi këshillat e BE dhe KiE, përkundrazi, me ndryshimet e mëtejshme për ndarjen e rrjeteve frekuencore, që vulosën kontrollin e saj mbi mediat kombëtare, e përkeqësoi akoma më shumë situatën.

Por teoria e kompesimit veproi dhe kontrolli politik absolut qeveritar, stimuloi një mini revolucion të medias online opozitare që përfshiu jo vetëm thjesht media të tilla,
por dhe blogje e faqe të tëra në rrjetet sociale.

Shpërfilljes së parë qeveritare, ia zuri vendin shqetësimi, i cili u shndërrua shpejt në alarm për shkak të efektit në rritje të influencës opinion-formuese të këtyre mediave.
Metoda e realizuar nga zyra e propagandës, për ta balancuar tregun online me stimulimin e mbajtjen me para të shumë të tillave proqeveritare, nuk funksionoi.
Të vërtetat për krimin, korrupsionin keqqeverisjen, arbitraritetin, mashtrimin, të dala nga dritaret e medias online, u shndërruan me vrull në pamflete antiqeveritare.
Nervozizmi i Ramës, prodhoi inisiativën e 2016 për ndryshimet në Ligjin për tregëtinë elektronike, ndryshime që kishin në mirino median online.

Atëhere Rama shmangu ndërhyrjet në Ligjin e Medias, pasi nuk donte një pëplasje tjetër me KiE-në për këtë ligj.

Paketa e 2016 u kundërshtua fort nga BE dhe KiE, sikurse nga gazetarët dhe u la në heshtje.

Rimarrja e 2018, ishte thjesht ndryshim rruge nga Rama, për të arritur qëllimin e mbrapshtë.

Nën efektin e rrënimit të vazhdueshëm tij dhe qeverisjes dhe të situatës së mjerë politike, ai kërkoi të mbyllë dhe burimin e fundit të zërit e së vërtetës opozitare.
I verbuar nga nervozizmi i pikiatës së situatës dhe figurës së tij, Rama ndërmori që nga 2018 sulmin final, duke mos marrë parasysh asnjë reagim të brendshëm dhe ndërkombëtar dhe iu vërsul ligjit delikat të medias.

Në mënyrën më të shpifur paraqiti një paketë antishpifje të shpifur antikushtetuese dhe censuruese ndaj medias.

Tani vazhdon ta mbrojë me ngulm, duke ngjallur një shpifje galopante ndaj tij dhe qeverisjes së tij, e cila po përhapet me shpejtësi dhe në arenën mbarëevropiane dhe që ka për t’i dhuruar atij një fund të hidhur.

Reagimi i KiE-së është paralajmërim i fortë ndaj regjimit të Ramës. Venecia rrezikon mbytjen finale të aventurës së tij anti-media online dhe ndërtimit të regjimit demokratik.

Etiketa: "Anti- Shpifje"BEKiELuciano BociOSBE

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
Ervin Salianji: Shteti po fabrikon provat. Të premten do të flasë në Prokurori (film)

Salianji: Po thithte një tas me kokainë ndërsa fëmijet e asaj zone nuk mbushin dot një tas me ushqim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com