Gjatë qëndrimit të tij në Azerbaixhan, ku ka marrë pjesë në Forumin Global, presidenti Bujar Nishani është vizituar edhe nga futbollisti ynë i Kombëtares, Ansi Agolli. Madje vetë klubi ku aktivizohet futbollisti shqiptar ka nxjerrë një komunikim zyrtar, sipas të cilit Agolli ka takuar në hotelin “Four Seasons” të Bakusë presidentin e vendit të tij, si dhe i ka dhuruar një fanelë të Karabakut. Për futbollistin tiranas ky është viti i katërt i aktivizimit të tij në Baku, ku thotë se i është kthyer në një shtëpi e dytë dhe e ka ndihmuar shumë skuadrën në sukseset e këtij sezoni, aq sa është kthyer në një idhull edhe në kryeqytetin azer.