Anija e shpëtimit “Alan Kurdi” e drejtuar nga organizata jofitimprurëse gjermane Sea-Eye, do të dërgojë 88 migrantë në Taranto të Italisë pas një jave në pritje.
Zëdhënësi i Sea-Eye, Gorden Isler deklaroi se anija, e cila aktualisht po lundron në brigjet lindore të rajonit jugor të Kalabrisë, do të arrijë në destinacionin e saj të dielën”.
Ministria e Brendshme italiane vendosi dje në mbrëmje, që migrantët të zbarkonin në portin e Tarantos, pasi Gjermania dhe Franca do të merrnin së bashku 60 nga migrantët e anijes. Portugalia dhe Irlanda kanë rënë dakort të marrin përkatësisht, pesë dhe dy migrantë.