Anglia në alarm nga kriminelët shqiptarë, 4 prej tyre të përfshirë në trafik droge dhe plagosje me armë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Anglia në alarm nga kriminelët shqiptarë, 4 prej tyre të përfshirë në trafik droge dhe plagosje me armë

20:33 | 23/08/2022
në Shqiperi
0

Kalimi me gomone i kanalit të “La Manshit” nga ana e emigrantëve shqiptarë, nuk është problemi i vetëm që shqiptarët i shkaktojnë Britanisë së Madhe, pasi frika më e madhe është konvertimi i tyre në kontingjent kriminal.

Media britanike lidhur me ngjarjen raporton se edhe kriminelët shqiptarë të akuzuar dhe dënuar kryesisht për trafik droge, të çilët depërtohen nga Britania e Madhe, rikthehen sërish aty fshehurazi. Sipas qeverisë dhe policisë britanike të paktën pesë shqiptarë të njohur si kriminelë të rrezikshëm, të çilët janë depërtuar nga Britania e Madhe pasi ishin dënuar si të përfshirë në përplasje me armë, janë rikthyer sërish në ishull.

Megjithatë, ata janë arrestuar sërish duke kryer vepra kriminale dhe janë dënuar për të dytën ose më shumë herë nga Britania e Madhe. Njëri prej tyre mbetet i lirë ndërsa ndaj tij është lëshuar një urdhër-arresti pas një përplasje me armë që rezulton se e ka kryer në Shqipëri.

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Rikthimi i kriminelëve shqiptarë në Britani, vjen pak kohë pas ministrja e Brendshme angleze Priti Patel, nënshkroi një marrëveshje të re me qeverinë shqiptare për depërtimin e kriminelëve të rrezikshëm dhe emigrantëve të paligjshëm.

Ndërkaq, një numër në rritje i shqiptarëve po i drejtohen kontrabandistëve për të hyrë për në Angli, ku në 10 emigrantë që hyjnë në Angli, katër prej tyre janë shqiptarë.

Kriminelët shqiptarë përfaqësojnë grupin më të madh të të huajve në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar, me më shumë se 1500 të burgosur.

“Kriminelët e huaj të depërtuar që tentojnë të kthehen në Britani nuk duhet të kenë asnjë dyshim se do të përballen me peshën e plotë të ligjit. Tani përmes Aktit të Kombësisë dhe Kufijve, pjesë e Planit të Ri për Emigracionin, ata do të përballen me një dënim maksimal prej pesë vjetësh, nga 6 muaj”, shprehet një zyrtar i ministrisë së Brendshme.

Një kriminel shqiptar i çili u kthye fshehurazi në Britaninë e Madhe pas dëbimit, jetoi i lirë për vite të tëra, por më në fund u kap me dy armë të mbushura si dhe me kanabis në vlerë 70 mijë paund.

Mauricio Myftaraj është dënuar me 15 vjet burg për armëmbajtje pa leje dhe përplasje me armë si dhe për trafik droge. Kur policia bastisi shtëpinë e tij, gjetën gjithashtu 40 fishekë, municione të tjera dhe 20 mijë çash.

Myftaraj u ekstradua në vitin 2015 dhe iu ndalua kthimi pasi u burgos tre vjet më parë për përplasje me armë zjarri. Ai arriti të kthehej ilegalisht dhe vazhdoi të bënte pjesë në krimin e organizuar.

Një tjetër shpërndarës droge në krimin e organizuar shqiptar, si Xhenson Duka, u kap me kokainë në vlerë prej më shumë se 10 mijë paund si dhe një thikë me vete.

Ai u burgos për tre vjet në Maidstone Crown Court dhe pas dënimit ai është depërtua.

Flogert Farruku, i çili u gjet u kap duke punuar në një fermë kanabisi prej 60 mijë paund ishte depërtuar më parë pasi ishte kapur duke bërë saktësisht të njëjtin aktivitet. Ai tani është burgosur edhe një herë dhe sërish përballet me depërtim pas lirimit të tij.

Arjan Kikija, një emigrant i paligjshëm i përfshirë në trafikun e drogës, i çili tashmë ishte depërtuar u rikthye për të jetuar në Basildon. Ai u përpoq të mashtronte policinë me një letërnjoftim fals teksa mbante fshehur një Taser në xhepin e palltos së tij. Ai u burgos për më shumë se dy vjet pasi u kap me dokumente dhe armë paralizuese.

Ai u depërtua për herë të dytë. 33-vjeçari Gramos Tota i çili u arrestua në Britaninë e Madhe në gusht të vitit 2020 pasi kërkohej nga Shqipëria për përplasje me armë. Ai u la i lirë në Mbretërinë e Bashkuar pasi magjistratët e Londrës vlerësuan se Tota kishte vuajtur dënimin ndërsa ishte në paraburgim për çështjen e ekstradimit.

Bandat shqiptare që kanë dominuar tradicionalisht në trafikimin e kokainës po merrem kryesisht edhe me tregun e fermave të kanabisit. Ata shfrytëzojnë ligjet e Britanisë së Madhe mbi skllavërinë moderne për të shmangur ndjekjen penale.

Hetuesit thonë se shqiptarët kanë arritur një shkallë të lartë profesionalizmi në kultivimin e kanabisit duke zhvendosur vietnamezët si burimin kryesor të drogës të prodhuar në vend.

Kur policia bastis ndërtesat e papërdorura ose pronat e banimit që kultivojnë fermat e kanabisit, rojet e shtëpive të barit shpesh pretendojnë se janë viktima të trafikimit dhe shfrytëzimit për të shmangur ndjekjen penale dhe dëbimin.

Etiketa: Anglidrogevrasjekriminelshqiptartrafikant

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
Tërheqja e Bashës, Dashnor Sula: Unë nuk votoj për largime nga partia

"Bordi dhe qeveria me dy fytyra", Sula: E ulin naftën me 10 lekë dhe e rrisin me 120

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com