Angela Merkel largohet nga posti i Kancelares, çfarë do të bëjë në të ardhmen – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Angela Merkel largohet nga posti i Kancelares, çfarë do të bëjë në të ardhmen

11:44 | 02/12/2021
në Bota, Kryesore
0

Angela Merkelit i pëlqen të gatuajë supë me patate dhe kek me kumbulla. Gjellë tipike gjermane për stinën e vjeshtës, që ajo ndoshta nuk pati kohë këto javë t’i gatuajë. Pas zgjedhjeve të 26 shtatorit ajo qëndroi kancelare në detyrë, siç është zakon në Gjermani derisa të formohet qeveria e re.

Gjatë dekadave të fundit formimi i qeverisë dhe zgjedhja e kancelarëve është bërë mesatarisht pesë deri në gjashtë javë pas zgjedhjeve. Por në vitin 2017 u deshën pesë muaj e gjysmë deri se të krijohej koalicioni i ri qeverisës Angela Merkel nuk e theu për pak ditë rekordin e Helmut Kohlit, mandati i të cilit përfundoi në vitin 1998 pas 5870 ditësh në post. Për të thyer këtë rekord Merkelit do t’i duhet të qëndrojë në detyrë deri më 17 dhjetor 2021. Por javën e ardhshme e merr detyrën qeveria e re.

Merkel nderohet të enjten në mbrëmje (02.12.) me nderimin më të lartë, një ceremoni ushtarake festive në Berlin, ku merr pjesë edhe presidenti, Steinmeier. Është traditë në Gjermani që gjatë ceremonisë luhen tre këngë. Kancelarja Merkel ka shprehur dëshirën për një këngë kishe, “Zot i madh të nderojmë”, një këngë mJaft të njohur të Hildegard Knef, “Për mua të bjerë shi trëndafilash të kuq” dhe një këngë kult të RDGJ-së, që ende sot e njohin gjermanolindorët, këngën e Nina Hagenit, shkruar në 1974-në RDGj, “Ke harruar filmin me ngjyra”.

Read more

Ekspert nga Serbia për stokun e dosjeve/ KLGJ ka vendos t’i kërkojë ndihmë jashtë, avokatët kundër –

Renditja e “FINAL 4”/ Tre skuadra me pikë të barabarta, ja skenari ku Dinamo pretendon titullin –

Renditja e “FINAL 4”/ Tre skuadra me pikë të barabarta –

Pushuesit hasin një breshkë deti të ngordhur në plazhin e Zvërnecit –

Fillimisht pushim

Gjatë një vizite në korrik në Uashington, ku iu dha një doktoratë nderi nga Universiteti Johns Hopkins, Angela Merkel tha se pasi të dalë në pension do të bëjë fillimisht pushim dhe nuk do të pranonjë asnjë ftesë. Gjatë kësaj kohe tha ajo “dëshiroj të mendoj për gjërat që vërtet më interesojnë” dhe për të cilat ka pasur pak kohë gjatë 16 viteve të fundit. Me një buzëqeshje të djallëzuar, kancelarja tha: do të lexoj, kur të më mbyllen sytë se jam e lodhur do të fle pak, pastaj kur të zgjohem të shohim se ç’do të bëj.

15,000 euro pension në muaj

Angela Merkel mbushi më 17 korrik 67 vjeç. Nga pikëpamja financiare ajo nuk ka pse ta vrasë mendjen. Si kancelare ajo fiton aktualisht 25,000 euro në muaj, plus rreth 10,000 euro si anëtare e Bundestagut, anëtare e të cilit është prej më shumë se 30 vjetësh. Kur Merkel të ndalojë së punuari, ajo fillimisht do të vazhdojë të marrë këtë rrogë edhe për tre muaj dhe më pas gjysmën për maksimalisht 21 muaj. Pensioni i Angela Merkelit do të jetë rreth 15,000 euro në muaj. Deri në fund të jetës së saj ajo ka gjithashtu të drejtë për bodygard, një makinë shërbimi me shofer, një zyrë në ambientet e Bundestagut në Berlin dhe një staft të përbërë nga dy referentë, një sekretare dhe një daktilografist.

Një karrierë e dytë nuk përjashtohet

Kancelarët apo anëtarët e qeverive janë të preferuar si konsulentë si dhe për shkak të kontakteve të tyre të mëdha politike. Disa nga paraardhësit e Angela Merkelit nisën pas daljes në pension biznese. Helmut Schmidt u bë në vitin 1982 botues i gazetës javore “Die Zeit” dhe mbante fjalime për të cilat merrte honorare të majme. Në një intervistë në vitin 2012 ai tha se “e kam si rregull që nuk mbaj fjalime për një honorar më pak se 15,000 dollarë.”

Ish-kancelarët Helmut Kohl dhe Gerhard Schröder u treguan më të zotët se sa Helmut Schmidt-i për ta shndërruar të kaluarën dhe famën e tyre politike në burim fitimi. Kohl themeloi një kompani për konsulencë për politikë dhe strategji, me të cilën fitonte shumë mirë si lobist dhe konsulent. Kurse Gerhard Schröder shkaktoi shumë zhurmë kur në vitin 2005, vetëm disa muaj pasi u largua nga posti i kancelarit, nisi të punonte për kompaninë Nord Stream, degë e Gazpromit rus, për të cilën ishte angazhuar fort gjatë kohës që ishte kancelar.

Angela Merkel nuk është shprehur deri tani nëse po kërkon një punë të re apo ndonjë post honorifik? Me sa duket fillimisht ajo do të qëndrojë në Berlin, ku do të qëndrojë i shoqi, Joachim Sauer. 72-vjeçari edhe pse ka dalë në pension si profesor në Universitetin Humboldt të Berlinit, e ka zgjatur kontratën e tij studimore për kimi kuantike një herë për një herë deri në vitin 2022.

Marrë nga REL

Etiketa: Angela merkelAngela Merkel largohet nga posti i KancelaresBundestagUashingtonUniversiteti Johns Hopkins

Të Lidhura

Ekspert nga Serbia për stokun e dosjeve/ KLGJ ka vendos t’i kërkojë ndihmë jashtë, avokatët kundër –

Ekspert nga Serbia për stokun e dosjeve/ KLGJ ka vendos t’i kërkojë ndihmë jashtë, avokatët kundër –

nga 27
23:00 | 17/05/2026
0

Një ekspert i lartë nga Serbia pritet t’i atashohet grupeve shqiptare që po përpiqen të gjejnë zgjidhje për të evaduar...

Renditja e “FINAL 4”/ Tre skuadra me pikë të barabarta –

Renditja e “FINAL 4”/ Tre skuadra me pikë të barabarta, ja skenari ku Dinamo pretendon titullin –

nga 27
21:40 | 17/05/2026
0

Egnatia shpartalloi Elbasanin me rezultatin 0 me 4 në duelin e dytë të “Final 4”, duke e bërë garën për...

Renditja e “FINAL 4”/ Tre skuadra me pikë të barabarta –

Renditja e “FINAL 4”/ Tre skuadra me pikë të barabarta –

nga 27
21:26 | 17/05/2026
0

Egnatia shpartalloi Elbasanin me rezultatin 0 me 4 në duelin e dytë të “Final 4”, duke e bërë garën për...

Pushuesit hasin një breshkë deti të ngordhur në plazhin e Zvërnecit –

Pushuesit hasin një breshkë deti të ngordhur në plazhin e Zvërnecit –

nga 27
20:50 | 17/05/2026
0

Një breshkë deti është gjetur e ngordhur pasditen e sotme në plazhin e Zvërnecit në Vlore. Breshka kishte dëmtime në...

Para
Kreu i shoqatës së Para dhe Tetraplegjikëve: Ja çfarë presim nga dita e premte në takim me dy ministret

Kreu i shoqatës së Para dhe Tetraplegjikëve: Ja çfarë presim nga dita e premte në takim me dy ministret

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ekspert nga Serbia për stokun e dosjeve/ KLGJ ka vendos t’i kërkojë ndihmë jashtë, avokatët kundër –

Ekspert nga Serbia për stokun e dosjeve/ KLGJ ka vendos t’i kërkojë ndihmë jashtë, avokatët kundër –

23:00 | 17/05/2026
Renditja e “FINAL 4”/ Tre skuadra me pikë të barabarta –

Renditja e “FINAL 4”/ Tre skuadra me pikë të barabarta, ja skenari ku Dinamo pretendon titullin –

21:40 | 17/05/2026
Renditja e “FINAL 4”/ Tre skuadra me pikë të barabarta –

Renditja e “FINAL 4”/ Tre skuadra me pikë të barabarta –

21:26 | 17/05/2026
Pushuesit hasin një breshkë deti të ngordhur në plazhin e Zvërnecit –

Pushuesit hasin një breshkë deti të ngordhur në plazhin e Zvërnecit –

20:50 | 17/05/2026
Tatimet u lënë afat bizneseve deri më 6 qershor për “paqen fiskale” –

Tatimet u lënë afat bizneseve deri më 6 qershor për “paqen fiskale” –

20:44 | 17/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Ekspert nga Serbia për stokun e dosjeve/ KLGJ ka vendos t’i kërkojë ndihmë jashtë, avokatët kundër –
  • Renditja e “FINAL 4”/ Tre skuadra me pikë të barabarta, ja skenari ku Dinamo pretendon titullin –
  • Renditja e “FINAL 4”/ Tre skuadra me pikë të barabarta –
  • Pushuesit hasin një breshkë deti të ngordhur në plazhin e Zvërnecit –
  • Tatimet u lënë afat bizneseve deri më 6 qershor për “paqen fiskale” –
  • Tatimet u lënë afat bizneseve deri më 6 qershor për “paqen fiskale” –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ekspert nga Serbia për stokun e dosjeve/ KLGJ ka vendos t’i kërkojë ndihmë jashtë, avokatët kundër –
  • Renditja e “FINAL 4”/ Tre skuadra me pikë të barabarta, ja skenari ku Dinamo pretendon titullin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com