Preesidenti rus Vladimir Putin i dha lamtumirën Mihail Gorbaçovit në Klinikën Qendrore të Moskës, duke lënë lule në arkivolin e tij, përpara se të udhëtonte për në Kaliningrad, tha zëdhënësi presidencial rus Dmitry Peskov.
“Presidenti shkoi sot në rajonin e Kaliningradit për punë, por para se të largohej, ai shkoi në Klinikën Qendrore dhe i tha lamtumirë Mikhail Sergeevich Gorbachev, duke vendosur lule në arkivol”, u tha Peskov gazetarëve. Ai gjithashtu vuri në dukje se procesioni i varrimit do të zhvillohet më 3 shtator, por orari i punës dhe angazhimet e Putinit nuk do ta lejojnë atë të marrë pjesë në të atë ditë.
Presidenti i fundit i BRSS, Mihail Gorbaçov vdiq më 30 gusht, në moshën 91-vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë dhe të zgjatur. Pritja në ceremoninë e lamtumirës, e cila do të zhvillohet më 3 shtator në qendër të Moskës, do të jetë falas për publikun.