Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë ka reaguar pas zgjedhjes së dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, nga Kuvendi.
Përmes një postimi në “Twitter”, delegacioni i BE thekson se zbatimi i Reformës në Drejtësi është thelbësor.
“Sot Parlamenti zgjodhi dy anëtarë të rinj të Gjykatës Kushtetuese. Ne e mirëpresim këtë vendim dhe presim krijimin e një Gjykatë funksionale sa më shpejt që të jetë e mundur. Zbatimi i reformës në drejtësi vazhdon dhe është thelbësor për Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit në Bashkimin Europian”, shkruhet në një reagim të BE në Twitter.