Gazetari Andi Bejtja ka dhënë kontributin e tij që partitë politike të gjejnë konsensusin për të dalë nga kriza.
Me anë një postimi në facebook Bejtja ka publikuar një foto me dy zonja, njëra bashkëshortja dhe tjetra ish-gruaja.
“Kontribut për konsensusin. Sot, dua të kontribuoj konkretisht për paqen dhe konsensusin. Ja ku jam me gruan dhe ish gruan. Jam PPE e vërtetë”, shkruan në facebook Bejtja.
Gruaja me flokë të kuqe është gruaja, ndërsa biondja ish-bashkëshortja.