Analiza e DW: Fitorja e zgjedhjeve nga opozita në Maqedoni dhe dorëheqja e Zaev – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Analiza e DW: Fitorja e zgjedhjeve nga opozita në Maqedoni dhe dorëheqja e Zaev

11:59 | 01/11/2021
në Kryesore
0

Read more

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile –

Opozita I fitoi bindshëm zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut. Pas përfundimit të votimeve në balotazh të dielën, (31.10) partia VMRO-DPMNE shpalli fitoren në 20 nga 44 komuna sa u votua në raundin e dytë. LSDM-ja fitoi në tetë, shtatë i fitoi BDI. Lëvizja Besa fitoi dy komuna, dhe Aleanca për Shqiptarët fitoi Gostivarin dhe Dibrën.

Zaev jep doreheqjen nga posti i kryeministrit dhe lideri I LSDM-së

Kryetari i LSDM-së dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në paraqitjen e parë publike pas mbylljes së vendvotimeve, rezultatet e LSDM i vlerësoi si një humbje të madhe, dhe si pasojë ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme si kryeministër i vendit dhe si kryetar i partisë. “Përgëzoj kundërshtarët tanë për fitoren në këto zgjedhje. Unë marr përgjegjësinë për këtë humbje politike, përfshirë edhe rezultatet e këtyre zgjedhjeve. Jap dorëheqjen si kryeministër dhe kryetar i LSDM-së”, ka deklaruar Zaev.

“Do të qëndroj ende këtu, për aq kohë sa të jetë e nevojshme, për të ndihmuar në riorganizimin e qeverisë së re me një shumicë progresive, e cila ekziston dhe mund të rritet. Unë si person jam pjesë e LSDM-së dhe mbetem në vijën e parë si anëtar i LSDM-së”, është shprehur kryeministri, Zoran Zaev. Ai vlerësoi, se nuk duhet të ketë zgjedhje të parakohshme dhe se duhet të formohet qeveri e re nga LSDM dhe “forcat progresive”.

Mickovski: Opozita fituese- kërkojmë zgjedhje të parakohshme parlamentare

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristjan Mickoski ka falenderuar të gjithë ata që kanë dalë të votojnë dhe bënë të mundur fitoren e opozitës në këto zgjedhje. Ai tha se pa mbështetjen e opozitës shqiptare dhe të partisë E Majta kjo fitore nuk do të ishte e mundur. Ai tha se në Maqedoni është i mundur një bllok tjetër qeverisës.Sipas tij zgjedhjet parlamentare janë shumë afër.

Maqedonia do të filloj të ëndërrojë. Kjo është dita kur fillojnë ndryshimet. Kjo është fitorja e të gjithë qytetareve. Falënderoj Alternativën, Aleancën për Shqiptarët dhe të majtën, sepse sot hodhëm poshtë të gjitha barrierat. Kjo na tregoi se një opozitë e bashkuar mund të fitojë. Shumë shpejt presim zgjedhje të ardhshme parlamentare”, ka deklaruar  Mickoski.

Ahmeti: Fituam në Strugë, Kërçovë, Çair, Haraçinë

Zgjedhjet janë zhvilluar sipas të gjitha standardeve demokratike. Ishte një proces me rëndësi për të ardhmen e komunave. BDI ka fituar Strugën, Kërçovën, Dollnenit, Çairin, Bogovinën, Tearcën dhe Haraçinën, ka deklaruar kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. Njëherazi ai ka pranuar humbjen në Tetovë dhe Gostivar. “Procesi zgjedhor ka shkuar sipas standardeve dhe qytetarët tashmë kanë vendosur se kush do të drejtojë komunat në 4 vitet e ardhshme”, është shprehur Ahmeti.

Kryetarja aktuale e komunës së Tetovës, Teuta Arifi ka pranuar publikisht humbjen në këto zgjedhje. “Sipas numërimit të rezultateve dhe ajo që rezulton, kundërkandidati ka më tepër vota dhe komuna e Tetovës do të udhëhiqet nga kundërkandidati im”, ka thënë Arifi.

Lëvizja BESA fiton në Tetovë

Kryetari i Lëvizjes BESA i cili ka garuar për kryetar të komunes së Tetovës, Bilall Kasami ka konfirmuar fitoren në Tetovë. “Do të punojmë 24 orë për legalizimin e objekteve pa leje, për rregullimin e qytetit, largimin e mbeturinave. Komuna e Tetovës do të jetë komunë e qytetarëve, do të kemi një qytet evropian. Administrata, funksionarët dhe drejtorët do të jetë në shërbim të qytetarëve. Komuna e Tetovës është çliruar, bashkë me Gostivarin, Vrapçishtin e Zhelinën. Përfundimisht Pollogu do ta risjellë ndryshimin në skenën politike të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut”, ka deklaruar Bilall Kasami.

Afrim Gashi: Ka filluar ndryshimi, ne jemi pushteti i ri

Afrim Gashi, kryetar i partisë Alternativa, e cila në zgjedhjet lokale ishte në koalicion me Aleancën për Shqiptarët thotë se ndjehet krenar për të gjithë fushatën edhe aktivitetin që e kanë bërë. “Falënderoj të gjithë votuesit që ishin pranë nesh për ta fituar besimin e qytetarëve. Është evidente që nga sot, po paralajmërohet një dridhje e madhe tektonike në skenën politike duke filluar që nga Shkupi ku ne do të jemi në pushtet, por edhe në nivelin qendror. Jam i bindur në ndryshimin e skenës politike”, është shprehur Gashi./DW/

Etiketa: kryeministri i Maqedonisë së VeriutLideri i LSDM-sëposti i kryeministritZoran Zaev

Të Lidhura

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –

nga 27
23:01 | 15/03/2026
0

Shqipëria ka ngecur në Bruksel, mes Komisionit dhe Këshillit të Bashkimit Europian. Edhe pse qeveria e unionit thotë që vendi...

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

nga 27
22:11 | 15/03/2026
0

Java e 28-të e kampionatit “Abissnet Superiore” u mbyll këtë fundjavë me pesë përballje të zjarrta, që sollën gola, barazime...

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

nga 27
22:05 | 15/03/2026
0

Java e 28-të e kampionatit “Abissnet Superiore” u mbyll këtë fundjavë me pesë përballje të zjarrta, që sollën gola, barazime...

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile –

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile –

nga 27
21:53 | 15/03/2026
0

Qyteti i Durrësit njihet për pasuritë e shumta të trashëgimisë kulturore mbi dhe nëntokë. Por nën të, fshihet edhe një...

Para
Soreca ashpërson tonet dhe lëshon kërkesën e fortë për politikën shqiptare: Duhet më shumë punë

Soreca ashpërson tonet dhe lëshon kërkesën e fortë për politikën shqiptare: Duhet më shumë punë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –

23:01 | 15/03/2026
Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

22:11 | 15/03/2026
Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

22:05 | 15/03/2026
Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile –

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile –

21:53 | 15/03/2026
Duhet t’a nisim nga vetja –

Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër –

21:33 | 15/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –
  • Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –
  • Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –
  • Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile –
  • Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër –
  • Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –
  • Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com